Albspirit

Media/News/Publishing

Pse Shqipëria humbi me Italinë?

Ish-trajneri i kombëtares Astrit Hafizi ka komentuar ndeshjen Itali-Shqipëri të humbur 2-0. Sipas tij rezultati pritej dhe se ishte e qartë që përpara ndeshjes që kundërshtari ishte superior dhe luhej në fushë kundërshtare. Sipas Hafizit, me Italinë që u paraqit pjesën e parë mund të ishte marrë edhe një rezultat më i mirë.

Kundërshtari

“Kemi humbur një shans, për të marrë më shumë në këtë takim. Ishte një rezultat i pritshëm. Luanim me Italinë në fushën e saj. Nëse do të na kishin thënë para takimit që ndeshja del 2-0 asnjë nuk do të kishte kundërshtim. Megjithatë disa gjëra duhen thënë. Italia në pjesën e parë ishte me gjysmën e forcës së saj. Mund të kishim marrë më shumë” – thotë Hafizi.

Gabimet e lojtarëve

“Italia shfrytëzoi më së miri gabimet e lojtarëve tanë në mbrojtje. Dhe kjo nuk është hera e parë. E mbani mend Izraelin? E mbani mend Gjimshitin që në fillim të takimit me Izraelin? Ndërhyjnë gabim që në fillim. Penallti. Karton i kuq dhe loja prishet që në fillim. Nuk mund të futesh në zonë si mbrojtësit tanë. Edhe Basha njëlloj si Gjimshiti. Këto janë gabime që mbrojtësit nuk duhet t’i bëjnë. Italia i shfrytëzoi këto momente dhe ia doli”.

Gabime të De Biasit?

“A mund të kishim luajtur ndryshe. Ndoshta si Kosova? Ndoshta duhet ta ndryshojmë idenë e lojës me 1 sulmues dhe me 8 mbrojtësa. Ne e dimë tashmë se si luan kjo Kombëtare. Kemi mbetur te Lila dhe Hysaj në të majtë, etj. A nuk duhet të ndryshojmë modul? Mbetemi te një skemë. Unë nuk thashë që po të luajmë ndryshe mund të fitojmë. Por mund të luajmë ndryshe, mund të humbim dhe të fitojmë. Duhet të provojmë. Une ndoshta do te kisha provuar edhe me 3 sulmues. Ne i kemi lojtaret” – tha Hafizi në Supersport.

Please follow and like us: