Albspirit

Media/News/Publishing

Republikanët tërheqin nga votimi projektligjin për shëndetësinë

Shtëpia e Bardhë i kërkoi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan ta tërheqë Projektligjin për Kujdesin Shëndetësor kur u duk qartë se projekti nuk do të merrte votat e duhura në Dhomën e Përfaqësuesve.

Projektligji, një provë e rëndësishme për Presidentin Donald Trump, tërhiqet pas një debati mjaft intensiv mes ligjvënësve në Uashington.

Presidenti Trump tha se ai ia hidhte fajin demokratëve dhe jo zotit Ryan për faktin që projekti nuk siguroi dot shanset për miratimin në Kongres.

Projektligji i ri ngjalli mjaft polemika në Uashington dhe u kundërshtua fuqimisht nga një pjesë e republikanëve në Kongres.

Gjatë disa ditëve, Presidenti Trump u bëri trysni republikanëve që ta votonin ligjin e ri në formën ekzistuese.

Në një postim në Twitter presidenti vinte në shënjestër krahun më konservator të republikanëve, duke nënvizuar se votimi i planifikuar për të premten ishte shansi i tyre i fundit për të zëvendësuar ligjin për kujdesin shëndetësor me atë të ish-Presidentit Barack Obama./VOA

Please follow and like us: