Shakaja e kryeministrit që tregon ideologjinë e tij me mediat
Edi Rama ka postuar një video live nga Facebook-u i tij dhe me shaka ka vënë në përshkrim “ERTV Live – Studio e hapur opinionesh të ekspozuara”, duke thumbur edhe studiot televizive të debateve.
Rama jo pak herë ka përdorur togfjalëshin “media kazani”, referim ky për mediat që janë kritike ndaj tij dhe shpesh, kryeministri ka kaluar edhe në fyerje ndaj gazetarëve.
Për të përgenjeshtruar lajmet që vijnë nga këto “media kazani”, me ndihmën e Endri Fugës, ai hapi edhe portalin Trasparenca.al, por portali u mbyll çuditërisht para pak kohësh.
Në pamje të parë kjo duket si një shaka e thjeshtë e Ramës, por nëse kemi parasysh marrdhënien e tij me median në vend, kuptojnë që kjo është ideologjia e tij se si duhet të jetë media nën qeverisjen e tij.
Largimet nga puna të shumë gazetarëve kritikë të qeverisjen Rama dhe favorizimi klientelist i mediave që mbajnë anën e tij e tregon qartë këtë mendësi të tij.
Rama po përpiqet që t’i eleminojë sa më shumë mediat që e kritojnë, duke krijuar dritare të vetat, të cilat i përdor si media për të folur me publikun si të dojë vetë.
Një dritare e tillë është facebooku i tij dhe videot live që hedh aty, duke anashkaluar në një farë mënyre median tradicionale e përballjen me gazetarët.
Përtej shakasë, në mendjen e tij, Rama e ka shumë seriozisht kur flet për “Edi Rama TV” dhe këtë e ka thënë edhe në një intervistë me gazetarën Eni Vasili, kur është shprehur se nuk mund të censurohet se ka mediat e veta. Pra Rama po ndërton një “media” të vetën për të propoganduar qeverisjen e tij duke eliminuar pengesat që shfaq media ekzistuese dhe duke u përpjekur që e vërteta të ketë vetëm një version: atë të tijin.