Albspirit

Media/News/Publishing

Shtatë mrekullitë e botës moderne afër përfundimit

Inxhinierët dhe arkitektët janë duke e bërë të pamundurën që të krijojnë gjëra më të mëdha dhe më të mira. Shtatë objekte të ndryshme moderne janë duke u ndërtuar nga Britania e Madhe e deri në Lindjen e Mesme dhe Kinë. The Guardian shkruan për shtatë mrekullitë e botës moderne, të cilat janë afër përfundimit.

Aeroporti i Pekinit/Kinë– I krijuar nga Zaha Hadid, aeroporti Daxing pritet të bëhet aeroporti më i madh në botë.

Kingdom Tower/ Arabia Saudite– Kulla Mbretërore e projektuar nga arkitekti, Adrian Smith do të thyej rekordin për lartësinë më të madhe në botë, që pritet të arrijë një lartësi prej afër një kilometër.

Ura Hong Kongun-Zhuhain-Macaon/ Kinë– Një urë e gjatë e cila lidhë Hong Kongun, Macaun dhe Zhuhain është duke u ndërtuar nga Kina. Me një gjatësi rreth 50 kilometra, ajo bëhet ura më e gjatë në botë, duke e tejkaluar urën tjetër të Kinës, Jiaozhou Bay.

Reaktori i Çernobilit/Ukrainë– Inxhinierët e BRSS-së që luftuan të sjellin nën kontrollë katastrofën e Çernobilit, kishin ndërtuar një sarkofag për të mbuluar vrimën që ishte hapur mbi reaktorin e shkatërruar. Tani është duke u ndërtuar një hark me strukturë çeliku, i cili është një nga projektet më të vështira për rikrijimin e këtij reaktori.

Hotel Abraj Kudai/Mekë– Një nga hotelet më të mëdha në botë është duke u ndërtuar në Mekë. Ai pritet që të akomodojë rreth dy milionë pelegrinë që shkojnë për haxh brenda vitit. Hoteli do të jetë i përbërë nga 10 mijë dhoma.

Crossrail, Londër/ Angli– Një nga hekurudhat më të rëndësishme nëntokësore është duke u ndërtuar në Londër, ky projekt pritet të thyejë shumë rekorde për madhësinë dhe funksionalitetin.

FFR Grand Stade, Paris/ Francë– Një nga stadiumet më modern në botë është duke u ndërtuar në kryeqytetin e Francës. Federata e Ragbit të Francës është duke ndërtuar “Grand Stade” i cili do të akomodojë rreth 82 mijë fansa, që do të ketë një fushë të ndryshueshme.

Please follow and like us: