Si të krijoni një fjalëkalim që nuk mund të hakerohet?
Email adresat, rrjetet sociale, laptopët, celularët – çdo gjë në ditët e sotshme ka nevojë për një fjalëkalim.
Me sulmet kibernetike që vazhdojnë të jenë në rritje, kërkimi për një fjalëkalim perfekt është më i rëndësishëm se kurrë më parë. Tani, dy shkencëtarë kompjuterikë nga Universiteti i Kalifornisë besojnë se e kanë gjetur zgjidhjen e këtij problemi, transmeton lajmi.net. Marjan Ghazvininejad dhe Kevin Knight, sugjerojnë se një fjalëkalim shumë i fuqishëm duhet të përmbajë një sekuencë 60-germëshe që konsiston me 1-she dhe 0 – dhe që duhen rreth 11 vite për ta thyer atë. Megjithatë, për shkak që është shumë e vështirë që ta mbash në mend këtë fjalëkalim, shkencëtarët e përkthyen kodin binar në një anglishte të kuptueshme duke përdorur një fjalorë me 2048 fjalë. Pasi e testuan këtë metodë, ata gjetën se fjalëkalimi nuk kishte mundësi të thyhej nga çfarëdo programi hakerues – të paktën për 11 vitet e ardhshme.