“Trekëndëshi i Bermudeve” në malet e Transilvanisë
Kur përmendet Transilvania, gjëja e parë që na bie ndërmend, është Dracula, por mali Hoia Baciu, që gjendet afër qytetit Cluj Napoca, ndoshta është edhe më famëkeq, meqë konsiderohet si mali më i pushtuar (nga djajtë) në botë. Për këtë mal përgjatë viteve ka pasur aq shumë tregime të pabesueshme, sa që ai ka filluar që të quhet “Trekëndëshi i Bermudeve i Transilvanisë”.
Sapo ta shohësh, ky mal të duket sikur malet e përrallave, me drurë të frikshëm dhe të përdredhur. Vizitorët i kapë ankthi sapo të hyjnë aty dhe shumë prej tyre kanë pasur më pas simptoma të skuqjes së lëkurës, të kruarit, djegieve, dhembjeve të kokës, apo edhe dëmtimit të kujtesës. Disa mendojnë se ky mal është i pushtuar nga shpirtrat e ngujuar të fshatarëve të vrarë, të cilët nuk kanë mundur të iknin. Vetë emri i malit besohet të jetë emri i një bariu lokal, i cili ishte zhdukur aty pa nam e nishan, bashkë me 200 delet e tij.