Vdes pronarja e bordellos më të famshme. Ja kush ishin politikanët VIP që i qerasi me prostituta
Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, Madame Claude, pronarja e bordellos më të famshme të Parisit. Fernande Grudet, ky është emri i vërtetë i agjentes franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore, e cila pas luftës hapi shtëpinë publike në Paris. Në vitet 19601970 ajo kontrollonte një rrjet me qindra prostituta të cilat ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës me politikanë dhe njerëz të njohur. Klientë të bordellos së saj kanë qenë njerëz të famshëm të botës duke filluar nga John Kennedy deri tek diktatori Muammar Gaddafi. Ndër shprehjet me të preferuara të saj ishte : “Ka dy gjëra për të cilat njerëzit do të paguajnë gjithmonë, ushqimi dhe seksi, unë nuk isha e mirë në gatim”.
Please follow and like us: