Albspirit

Media/News/Publishing

Zakonet e të ngrënit të diktatorëve

Në librin “Darkat e diktatorëve” nga Victoria Clark dhe Melissa Scott, ofrohen njohuri të habitshme për sjelljet e diktatorëve në tryezë, veset e ushqimit, dhe frikën nga helmimet. “Business Insider” përzgjodhi disa liderë “të pamëshirshëm” nga libri, për t’ju njohur ju me ushqimet e tyre të preferuara dhe disa zakone të tmerrshme gjatë drekës.

Kim Jong II pëlqente supat me përbërje mishi të peshkaqenit dhe të qenit.Ushqimet që ai zgjidhte, besonte se i jepnin imunitet dhe burrëri. Ai kishte gjithashtu një staf me femra që përzgjidhnin kokrra identike të orizit në formë dhe në ngjyrë, për t’ia shërbyer atij. Kim Jong Il ishte udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut nga viti 1994 deri në vitin 2011.

Mënyra vegjetariane e të ushqyerit të Hitlerit lidhet me arsyet e tij ideologjike, por ai gjithashtu mund të ketë qenë i motivuar nga besimi i tij se, një dietë pa mish do të lehtësojë organizmin e tij. Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, Hitleri hante vetëm patate pure dhe supë. Ai kishte një ekip prej 15 provuesish ushqimi. Nëse asnjëri prej tyre nuk vdiste pas 45 minutash, atëherë ushqimi konsiderohej në rregull për t’u ngrënë.

Stalini ishte i dashuruar pas kuzhinës tradicionale të Gjeorgjisë, e cila përmban arra, hudhra, kumbulla, shegë, dhe verëra. Një nga shefat personalë të Stalinit ishte gjyshi i Vladimir Putinit, Spiridon Putin. Joseph Stalin udhëhoqi Bashkimin Sovjetik nga mesi i viteve 1920 deri në vdekjen e tij në vitin 1953.

Musolinit i pëlqente të hante në shtëpi me familjen e tij. Ai mendonte se ushqimi francez ishte “i pavlefshëm”. Musolini preferonte një sallatë me hudhra të copëtuara dhe me shumë vaj dhe limon. Të gjithë, gruaja e tij Rachele dhe 5 fëmijët, duhet të ishin ulur para se ai të mbërrinte në tryezë.

Benito Musolini themeloi dhe udhëhoqi Partinë Fashiste të Italisë nga viti 1920, duke konsoliduar pushtetin dhe duke krijuar një shtet totalitar. Ai ishte aleat me Hitlerin gjatë Luftës së Dytë Botërore, por u hoq më vonë nga pushteti dhe u ekzekutua.

Çaushesku pëlqente antipasta vegjetariane me një vezë të rrahur në salcë kosi, krap të shoqëruar me domate, qepë, dhe sallatë me biftek.

Çaushesku e hidhte ushqimin që i shërbehej nëse nuk e pëlqente dhe e godiste sa më shumë të ishte e mundur Nikolae Çaushesku ishte kreu i Rumanisë komuniste nga viti 1965 deri në 1989.

Please follow and like us: