Ballkani Perëndimor, në kryqëzim të tensionit ndërkombëtar. Asnjë garanci për politikën e SHBA
Derek Chollet, zv. President Ekzekutiv dhe Këshilltar i Lartë për Sigurinë dhe Politikën e Mbrojtjes në Fondin Marshall të ShBA thotë se politika amerikane ndaj Ballkanit është e paqartë. Chollet ka qenë Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes dhe Ndihmës i posaçëm i Presidentit dhe është njohës i çështjeve të rajonit. Komentet e tij në intervistën për Europeanwesternbalkans.com paraqesin rëndësi pasi politika e vendeve si Shqipëria po luan së fundmi me fiksionet e një mbështetjeje dhe vazhdimësie që nuk rezulton me ndërrimin e administratës amerikane.
“Nuk kantë caktuar politikë ende që do të mbulojnë Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Kjo mund të sugjerojë vazhdimësi, mund të ketë kuptimin se do të ketë fare pak ndryshim, por gjithashtu edhe se nuk mund të jeni të sigurtë… Një çështje që qëndron pezull mbi këtë temë është edhe ecuria e raporteve ShBA-Rusi”, thotë Chollet.
Dy aktorë të tjerë do të kenë shumë ndikim dhe mund të kushtëzojnë sjelljen amerikane: BE dhe Turqia. Sipas analizës së Chollet, në dritën e deklaratave të Trump për BE-në nuk përjashtohen përplasje.
“Mund të kemi një situatë të një mosmarrëveshjeje serioze mes ShBA dhe vendeve kryesore gë BE-së, çka mendoj se nuk do të jetë një gjë e mirë për Ballkanin Perëndimor”, shton ai.
Po kështu fërkimet mes BE-së dhe Turqisë mund të kenë pasoja, sidomos në çështjen e refugjatëve e cila preku Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar, pa çuar gjithsesi në një njohje të punës dhe angazhimit të vendeve të rajonit për këtë situatë.
https://europeanwesternbalkans.com/2017/03/25/ewb-interview-derek-cholle…