Albspirit

Media/News/Publishing

Burri i martuar me 107 gra dhe 185 fëmijë

Mohammed Bello Abubakar, 92 vjeç është martuar me 107 gra, por gjykata e urdhëroi që ai të divorcohej nga ato dhe të mbante vetëm 4. Në 2008, burri u akuzua nga klerikët se ka shkelur rregullat e fesë, duke u martuar 86 herë.

Sipas fesë, atij i lejohej që të martohej vetëm me 4 gra njëkohësisht e në 2008, një gjykatë në Nigeri, e urdhëroi që t’i divorconte 82 prej tyre brenda 48 orëve, ose në të kundërt do të përballej me dënim. Por Bello i sheh martesat e tija si diçka hyjnore dhe në vend që të respektonte vendimin e gjykatës, shtoi numrin e grave.

“Unë sërish do të bëj dasma. Do të martohem me gra të tjera për aq kohë sa jam gjallë. Nëse do të ishte për mua, do të merrja vetëm dy gra, por jam duke bërë diçka hyjnore”, tha Mohammed Bello Abubakar.

Deri më tani ai është martuar 107 herë edhe pse 10 nga martesat përfunduan me divorc. Në gjykatë, ai u përshkrua nga familja e tij e madhe si një burrë i denjë, por u bëri thirrje të tjerëve që të mos ndjekin hapat e tij.

“Një burrë me 10 gra nuk do të mbijetonte, por do të vdiste. Pushtetin mua ma ka dhënë Allahu. Kjo është arsyeja pse unë kam qenë në gjendje që ti përballoj”, tha burri. Deri më tani ai ka 185 fëmijë

Please follow and like us: