Albspirit

Media/News/Publishing

Deputetët britanikë: Presidenti i Turqisë po e përdor tentativën e grushtit të shtetit për të shkelur të drejtat njeriut

Komisioni i Jashtëm i Dhomës së Përfaqësuesve thotë se marrëdhëniet me Presidentin Erdogan mund të dëmtojnë reputacionin ndërkombëtar të Mbretërisë së Bashkuar

Komisioni i Jashtëm i Dhomës së Përfaqësuesve ka akuzuar Presidentin e Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, se po e përdor tentativën e grushtit të shtetit të verës së kaluar për të eleminuar kundërshtarët e tij politikë dhe se po shkel të drejtat e njeriut.

Raporti i komisionit, i publikuar të shtunën, vlerëson angazhimin e qeverisë britanike, por paralajmëron se qasja e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Erdoganit mund të dëmtojë reputacionin e saj ndërkombëtar dhe respektimin e të drejtave të njeriut nëTurqi.

Raporti thekson se reagimi i Ankarasë ndaj tentativës së grushtit të shtetit ishte i tepruar dhe jo proporcional, duke argumentuar se shkalla e abuzimit sistematik të të drejtave të njeriut dhe se për shkak të mungesës së theksuar të lirisë së medias, referendumi që do të zhvillohet muajin e ardhshëm, i cili parashikon një zgjerim të kopetencave të presidentit Erdogan, vështierë se mund të konsiderohet si i besueshëm.

Raporti publikohet në një moment kur Boris Johnson dhe Ministri i Zyrës së Jashtme Sir Alan Dunkan do të vizitojnë Turqinë në një përpjekje për intensifikuar marrëdhëniet e tregtisë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe lidhjet strategjike të saj me një vend qëka rritur përplasjet me udhëheqësit e tjerë evropianë.

Britania e Madhe ka qenë një nga shtetet europiane që ka mbështetur më së shumti qeverinë turke pas përpjekjeve të grushtit të shtetit dhe gjithashtu ka mbështetur pretendimet e Erdoganit se grushti i shtetit ishte ideuar nga mbështetësit e klerikut që jeton në mërgim Fet’hullah Gylen.

Në kontrast me armiqësinë holandeze dhe gjermane ndaj ministrave turq që insistojnë për organizimine tubime elektorale pro-Erdogan në vendet e tyre, Xhonson është shprehur se do të mirëpriste organizimin e tubimeve të ngjashme në Britaninë e Madhe.

Por, duke patur parasysh tonet kritike të raportit, Xhonson duhet të përpiqet të qetësojë Ankaranë për mbështetjen britanike.

Një nga kritikat kryesore të raportit është dhe besueshmëria e referendumit që do të zhvillohet muajin e ardhshëm, ku theksohet se “Është shumë e vështirë të thuhet se rezultatet e referendumit do të jenë të drejta, nëshprehje të vullentit të lirë dhe të besueshëm, pasi në vend është cënuar liria e medias dhe të drejtat e opozitës dhe shoqërisë civile”.

Raporti dënon dhe reagimin e Erdoganit ndaj tentativës së grushtit të shtetit, ku dhjetëra mijëra mësues dhe nëpunës civilë janë larguar nga puna, ndërsa qindra ushtarakë janë arrestuar dhe mbahen të burgosur me akuza për përfshirjen e tyre në tentativën e grushtit të shtetit. Raporti gjithashtu thekson se qeveria ka ndërmarrë një sërë masash të ashpra dhe të patolerueshme pas tentativës së grushtit të shtetit.

“Shumë veprime të Turqisë janë të patolerueshme, qeveria ka dhunuar të drejtat dhe liritë e njeriut, ka diskredituar apo ndëshkuar këdo që kundërshton vendimet e autoriteve”, thekson raporti i ligjvënësve britanikë.

“Atributet e gjendjes së jashtëzakonshme, të kombinuara me kufizimet nëkuadër të luftës kundër terrorizmit, nënshtrimi i medias dhe polizimi i gjyqësorit, janë përdorur nga qeveria për të shtypur këdo që mendon ndryshe, duke i etiketuar si “gylenistë” ose “terroristë”, pa fakte dhe prova dhe interpretime të pabaza”.

Raporti thekson se qeveria turke nuk ka paraqitur fakte që vërtetojnë implikimin e gylenistëve në tentativën e grushtit të shtetit, por vë në duke se Zyra e Jashtme “duket të gatshëm të pranojnë [atë] gjerësisht në vlerë nominale”.

“Nëntë muaj pas tentativës së grushtit të shtetit, qeveritë e Britanisë së Madhe as qeveria turke nuk mund të na tregojnë një person të vetëm, i cili të jetë shpallur fajtor nga një gjykatë, apo të kenë prova bindëse përfshirjen e tyre në tentativën e grushtit të shtetit, apo të paraqësin prova dhe fakte për përfshirjen e gylenistëve në tentativën e grushtit të shtetit të vitit të kaluar”.

Raporti paralajmëron se Britania e Madhe rrezikon të anashkalojë prioritetet e saj dhe shqetësimet e saj për respektimin e të drejtave të njeriut për hir të marrëdhënieve strategjike me Turqinë dhe se Turqia duhet të shtohet në listën e Zyrës së Jashtme të vendeve që nuk respektojnë të drejtat e njeriut.

Raporti thekson se vuajtjet në rradhët e civilëve për shkak të konfliktit mes militantëve kurdë dhe shtetit turk, liria e shprehjes dhe tubimit, pavarësia e gjyqësorit dhe kufizimet për organizatat e shoqërisë civile, janë përkeqësuar ndjeshëm pas tentativës së grushtit të shtetit.

“Nga një vend model për rajoni, demokracia dhe kultura demokratike e Turqisë janë përkeqësuar ndjeshëm”, theksohet në raport. Roli Mbretërisë së Bashkuar, sipas ligjvënësve britanikë, nuk është t’i tregojë popullit turk se si të votojnë, por “zgjedhjet e gabuara kanë potencial për ta çuar vendin drejt katastrofës, madje për të zgjeruar konflikin edhe përtej kufijve të Turqisë…Zgjedhja e duhur mund të konsolidojë pozitën e Turqisë si një shtet liberal, demokratik, një lidhje e sigurtë filozofike dhe ideologjike mes Perëndimit dhe Lindjes”.

Duke mbrojtur Turqinë, komiteti thekson se BE-ja nuk i ka qëndruar marrëveshjes për  ngadalësimin migrimin nga Turqia, dhe thotë se Britania e Madhe duhet të kërkojë një marrëveshje të re post-Brexit.

Raporti gjithashtu sugjeron se Mbretëria e Bashkuar duhet të sigurojë një marrëveshje të madhe për armatimet ndërmjt sistemeve BAE dhe forcave ajrore, një flotë ajrore të gjeneratës së re TF-X për ushtrinë turke.

Zyra e Jashtme theksoin se raporti në përgjithësi vlerëson angazhimin e qeverisë në raport me Turqinë dhe shtoi se: “Qeveria është e vëtedishme për sfidat me të cilat që përballet Turqia dhe kemi dënuar tentativën e grushtit të shtetit të korrikut të vitit të kaluar, i cili ishte një sulm ndaj demokracisë turke”.

“Në mënyrë konstante kemi theksuar se reagimi i qeverisë turke pas tentativës së grushtit të shtetit duhet të jetë i matur. Mbretëria e Bashkuar vazhdimisht ka kërkuar nga homologët turq që të respektohen çështjet e të drejtave të njeriut”.

Please follow and like us: