Dikur njeriu më i fuqishëm i vendit dhe armiku i urryer i SHBA, sot bari delesh
Kur ishte president i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad në punë ka shkuar me autobus ndërsa gruaja e tij ka punuar si pastruese në një medrese, transmeton Zhurnal.
Bota e njeh si një kritikues të zjarrtë teksa ishte në funksion si president teksa sot ai ruan dele.
Ish-presidenti iranian Ahmadinexhad mbahet mend për deklaratat e forta ndaj SHBA dhe Izraelit.
Gjatë mandatit të tij televizioni amerikan Fox News e pyet se cfarë mesazhi jep kur e sheh veten në pasqyrë. Ai përgjigjet, në pasqyrë shoh një person dhe i them ti: nuk je asgjë më shumë se një shërbetor.
Kur për herë të parë ka hyrë në kabinetin presidencial ka ndëruar qilimët luksozë duke vendosur të thjeshtë e të tjerët i ka dhënë për xhaminë e Teheranit.
Kur u bë president ka raportuar pasurinë e tij, një makinë Peugeot 504-Ka nga viti 1977 si dhe një shtëpi të vjetër në një nga pjesët më të varfëra të Teheranit e trashëguar nga babai i tij.
Më interesante ka qënë torba me të cilën ai vinte në punë secilën ditë, në të ka pasur ushqim të pregatitur nga gruaja.
Shpesh i ka ndihmuar pastruesit nëpër rrugët e qytetit.
Kur ka qëndruar në hotele ka kërkuar dhomë të vogël dhe mos ketë krevat të madh dhe shpesh ka fjetur në dysheme.
Gjatë mandatit të tij secili ministër ka nënshkruar dokument ku ka deklaruar se do qëndrojë i varfër dhe se llogaritë e tij dhe të familjarëve do të kontrollohen shpesh.
Ai nuk ka pranuar as pagë presidenti dhe sipas tij pasuria i takon popullit dhe puna e tij ka qenë që të mbrojë atë.
Sot ai jeton nga paga prej 250 euro që merr si profesor universitar dhe ka një tufë delesh që i ruan vetë.