Albspirit

Media/News/Publishing

Fshatit kinez ku banorët jetojnë mbi 100 vjet

Guangxi Bama është një vend i famshëm për jetëgjatësinë e banorëve në Kinë. Gruaja më e vjetër në botë ishte 127 vjeç pikërish nga Bama. Sot reputacioni i këtij vendi ka bërë që të bëhet një vend i preferuar për turistët, të cilët vijnë këtu për të zbuluar celësin e jetëgjatësisë.

Me një popullsi 238 mijë banorë Bama ka mbi 74 banorë që janë mbi 100 vjeç, ndërsa në vitet’90 kishte 531. Në dietën e përditshme të Bama-s ushqime kanë pak kalori, pak yndyrna, pak kripë dhe kanë nivel të lartë vitaminash dhe fibrash. Vendasit shpeshherë hanë një vakt me oriz në ditë.

Sipas studimeve, banorët në Bama jetojnë në një mjedis ideal. Cilësia e ujit dhe e ajrit është e klasit të parë. Nuk ka ndotje tek ushqimet dhe nuk ka yndyrë në dietat e tyre të përditshme.

Ushqimi duket se është arsyeja e parë që ndikon tek jetëgjatësia eë këtyre banorëve.

Po ashtu edhe zakonet e përditshme që janë tepër të shëndetshme si puna me lëvizje gjatë ditës dhe gjumi gjatë natës.

Po ashtu mjedisi, ajri i pastër, diell I mjaftueshëm dhe uji kristal.

Një faktor tjetër tepër i rëndësishëm është humori i mirë. Banorët Bama janë optimistë dhe qeshin gjatë ditës.

Ata që kanë jetuar më gjatë në Bama jetojnë përgjatë lumit Panyang. Kjo zonë ka histori mijëravjeçare për këngët. Banorët mblidhen dhe këndojnë këngë popullore të pakicës kombëtare Guangxi njëherë në tri ditë.

Në provincën jugore të Kinës, në Hainan, një çift mbi 100 vjeç kanë jetuar së bashku për 80 vjet.

103 vjeçari Luo Kaiming po ndërton një gardh të ri për shtëpinë e tij. Së bashku me gruan e tij 104-vjeçare, ata kanë qenë të martuar për 83 vjet dhe bëjnë shumë humor me njeri-tjetrin.

Çifti ka 5 fëmijë, ku më i vjetri prej tyre është mbi 80 vjeç. Familja e tyre përbëhet prej 5 gjeneratash dhe ka mbi 100 pjesëtarë. Gjatë Festës së Mes-vjeshtës muajin e kaluar, mbi 90 anëtarë të familjes u mblodhën së bashku për të festuar këtë festë.

“Nipërit dhe mbesat vijnë për vizitë, kështu që prindërit e mi janë gjithnjë të lumtur,” tha djali i katërt i çiftit, Luo Wenhe.

Wu Guanfeng na shpjegon se sekreti i jetëgjatësisë është të jetosh dhe të hash thjesht dhe duke pasur të njëjtin ritëm apo mënyrë të të jetuarit çdo ditë. Ata zgjohen në orën 5 ose 6 të mëngjesit dhe shkojnë për të fjetur rreth orës 8 të mbrëmjes. Për të gatuar ushqimin ata ende përdorin drutë. Peshku nuk mungon asnjëherë në tavolinë dhe disa herë edhe vera.

“Konsumoj shumë xhenxhefil. Është shumë i ushqyeshëm për shëndetin,” thotë Wu.

Pothuajse gjithë kohën ata kanë jetuar një jetë të qetë dhe të thjeshtë. Çelësi i suksesit të martesës së tyre 83-vjeçare është tek mirëkuptimi reciprok.

“Kur ishim më të rinj, ai punonte tepër shumë për të mbështetur familjen. E vlerësoj atë që ai ka bërë, kështu që gjithnjë evitoja grindjet. Kur ai kthehet i lodhur në shtëpi çdo ditë, përpiqem që të mos t’i mungojë gjë,” tha Wu.

Në të vërtetë nuk ka studim, sidomos ata që i kushtohen jetës së shëndetshme dhe jetëgjatësisë, që të mos përmendet peshku. Peshku është një produkt që këshillohet në recetat e dietologëve, duke ia kaluar edhe mishit. Në fakt në shumë dieta sot mishi i kuq këshillohet të konsumohet pak ose aspak.

Peshku është i pasur me përbërës ushqimorë tepër të dobishëm për organizmin e njeriut, prandaj këshillohet të përdoret të paktën 3 herë në javë. E kanë cilësuar si ilaçin më të mirë për shumë sëmundje dhe ushqimi i padiskutueshëm i darkave fisnike.

Ka popuj sot në botë që e hanë peshkun të gjallë, sidomos japonezët. Ata cilësohen si populli më jetëgjatë në botë ku mosha mesatare për femrat është 85,6 vjet dhe 78,7 vjet për meshkujt, sipas OBSH-së gjendet në mes kombeve më të shëndetshme në botë, ndërsa një nga arsyet kryesore qëndron tek ushqimi. Kinezët gjithashtu përdorin sasi të madhe të peshkut, orizit dhe perimeve, duke e bërë këtë kuzhinë si një ndër tre kuzhinat më të shëndetshme në botë. Në një studim të fundit ndër 3 kuzhinat e para në botë më të shëndetshmet janë ajo japoneze, kineze dhe kuzhina e Singaporit.

Në Singapor orizi hahet tri herë në ditë në sasi më të vogla, ndërsa nuk mungon asnjëherë fruti i quajtur durian – apo mbreti i frutave. Edhe në Kinë Duriani cilësohet si i tillë dhe konsumohet shpesh së bashku me mangostinën, që është cilësuar si mbretëresha e frutave. Nuk mungon edhe tofu me pak kalori dhe produktet nga soja të cilat janë shumë të shëndetshme.

Përveç kuzhinës së pasur dhe të shëndetshme kinezët janë “kampionë të botës” në pirjen e çajit. Në veçanti është i shëndetshëm çaji oolong i cili konsiderohet vrasës i yndyrave dhe shumë lloje të tjera.

Ndërsa në vendin e katërt për nga kuzhina e shëndetshme qëndron Suedia. Thuhet se suedezët kanë shprehitë më të shëndetshme ushqyese në Europë. Meqënëse dimri në Suedi zgjat shumë gjatë, banorët hanë shumë perime dimërore si lakra. Po ashtu ata konsumojnë sasi të mëdha boronice, të cilat kanë efekt antioksidativ. Pas këtyre kuzhinave renditen Franca, Italia, Spanja Greqia etj. Po ashtu spanjollët të cilët jetojnë gjatë në Europë, meritë kjo e kuzhinës mesdhetare e bazuar tek vaji i ullitrit, peshku dhe frutat e detit.

Megjithatë, nëse bëjmë një jetë të shëndetshme, zbatojmë rregullat më të domosdoshme për organizmin, mundësitë për të jetuar plot 100 vite janë të mëdha. Gjithashtu aktiviteti fizik, shëtitjet në park, largimi nga jeta e zhurshme dhe me stres si dhe bërja e meditimit apo yoga-s, të gjitha këto mund të përmirësojnë dhe zgjasin jetën tonë.

Please follow and like us: