Hong Kong, zgjidhet e para kryeministre femër
Për herë të parë në historinë e tij, Hong Kongu do të drejtohet nga një femër. Carrie Lan, 59 vjeç është zgjedhur Kryeministre e vendit dhe gjatë fushatës elektorale ajo u zotua se do të luftojë përcarjen mes kërkesave për më shumë demokraci dhe protestave për shkak të ndikimit në rritje të Pekinit.
Lan pati mbështetjen e qeverisë kineze në Pekin, ndaj dhe konsiderohej gjerësisht si fitimtarja e zgjedhjeve. Shefi i ekzekutivit në Hong Kong nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga vota e popullit, por nga një komitet prej 1.200 anëtarësh, i dominuar nga zgjedhës pro Kinës. Hong Kongu vijon të konsiderohet ende pjesë e Kinës, por ka siguruar një shkallë të caktuar autonomie nga Pekini.
Në fjalimin e saj të triumfit, Lan tha:- “Shtëpia jonë Hong Kongu po vuan nga një përçarje e theksuar dhe serioze, ndërsa ka grumbulluar edhe shumë frustrim. Prioriteti im është të shëroj pikërisht këtë ndasi”.