Albspirit

Media/News/Publishing

Ja pse femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

Ndonëse konsiderohen si gjinia më e fortë, vjen puna tek jetëgjatësia, meshkujt jetojnë më pak se femrat.

Shkencëtarët thonë se e kanë gjetur arsyen për këtë fenomen. Sipas tyre humbja e kromozomi Y, mund të jetë shkaku i jetës së shkurtër tek meshkujt.

I gjendur vetëm tek gjinia mashkullore, kromozomi Y përmban ADN -në që i bën meshkujt të jenë të tillë dhe është prezent thuajse në çdo qelizë të trupit.

Por tek disa meshkuj, me kalimin e viteve ai nis të zhduket nga disa qeliza të gjakut.

Studime të mëparshme kanë dalë në përfundimin se zhdukja e këtij kromozomi tek meshkujt bën që ata të vdesin në moshë më të re dhe të vuajnë nga disa lloje të ndryshme kanceri.

Please follow and like us: