Albspirit

Media/News/Publishing

Malaj: Shqipëria e rrezikuar nga populizmi, po bëhet pengesë e vetes

Teksa foli për Shqipërinë, ish-ministri i Financave, tha se vendi ynë është i vetmi që nuk ka probleme etnike në rajon, por se Shqipëria po bëhet pengesë e vetvetes për prosperitetin e saj.

“Bashkimi Europian mbetet një model europian. Projekti i BE ka në thelb eleminimin e luftërave. Frikat se rrymat populiste do të sundojnë Europën po zbehen gjithnjë e më shumë. Shumica e popullsivë në Europë e shohin të ardhmen brenda unionit. Europa do të jetë modeli më i mirë edhe në të ardhmen, edhe për Ballkanin Perëndimor. Kosto që ka krijuar Brexit në Angli, nuk është dominoja e parë, por do krijojë një impakt pozitiv dhe do e bëjë Europën më solidare, duke i bërë vendet e tjera të kuptojnë se ç’do të thotë të dalësh nga blloku europian.

Qëndrimi në BE është mundësia më e mirë për të ardhmen e shumë vendeve. Modeli i BE është ai që i duhet Ballkanit. Ballkani ka qenë i përfshirë nga konfliket që nga vitet 2000. Nëse i shikojmë vendet e Ballkanit, prosperiteti i tyre mund të arrihet vetëm nëpërmjet modelit perëndimor. Maqedonia dhe Serbia janë vendet më problemtatike. Shqipëria është e vetmja në Ballkan që nuk ka probleme etnike. Pra, Shqipëria duket se i ka problemet me vetveten. Mungesa e reformave, siç është ajo në Drejtësi, po e mban larg Shqipërinë nga BE.

Shqipëria nuk është e rrezikuar nga nacionalizmi por vetëm nga populizmi. Shqipëria po vetëpengohet që të bëjë hapa përpara.  Ndikimet ruse mund të përballen vetëm me një bashkëpunim më të mirë me Bashkimin Europian” tha Malaj.

Krerët e qeverive dhe vendeve të BE-së në një ceremoni festive nënshkruan deklaratën e përbashkët me rastin e 60-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjeve të Romës, për një të ardhme të përbashkët në unionin europian. Me këtë deklaratë përforcohet bindja e një të ardhmeje të përbashkët në unionin europian. Edhe presidenti Trump e uroi Bashkimin Europian në 60-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Romës. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë theksohet angazhimi i përbashkët për “liri, demokraci dhe shtetin ligjor.”

Vendimi i Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Europian, hedh hije mbi këto festime, por kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk pret largime të tjera nga unioni. Merkel thotë, se Brexit nuk do të imitohet nga të tjerë.

“Vende të caktuara sigurisht kanë përfytyrime të ndryshme, se si duhet të formësojmë të ardhmen, por në përgjithësi rruga është e qartë: Më shumë bashkëpunim në politikën e mbrojtjes, mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së, luftimin e terrorizmit islamist dhe bashkëpunim për gjithçka na bën të suksesshëm për sigurimin e vendeve të punës për fëmijët dhe nipërit e mbesat tona”, tha Merkel për gazetën “Passuer Neuer Presse” dhe “Donaukurier”.

Please follow and like us: