Populli sytë nga Perëndimi, politika nga Lindja
Ilir Vata
Shqiptarët janë populli pro-amerikan dhe pro-europian, ndërsa elitat politike pro Lindjes dhe shkollës së vjetër të regjimit komunist, pasi ka ende nga ata që besojnë te destabiliteti, revolucioni për të marrë pushtetin e sunduar njerëzit, por harrojnë se shqiptarët me lirinë nuk kanë të ngopur, sepse kanë dalë nga një regjim mizor diktatorial dhe ata janë në dalldinë e tyre pa fre.
Pasojat e regjimit komunist në Shqipëri janë të pariparueshme sepse, jo vetëm klasa politike shqiptare, por dhe elita përfaqësuese politike e shoqërisë është e mpleksur me të shkuarën e regjimi dhe për 27 vite kjo elitë ka mbetur aty stoike, konservatore e së keqes, duke penguar qarkullimin e elitave dhe përjashtuar një brez të tërë nga politikëbërja dhe jeta publike. Një brez që mbahet nën presion me metoda përjashtuese, mos përfaqësuese, madje shterohet në liri, privohet në të drejta, si e punësimit duke krijuar një hendek më të thellë mes brezit të ri dhe atij të vjetër, që tashmë është bërë komandues, kontrollues në të gjithë aspektet shoqërore dhe politike.
Partitë politike prej dekadash drejtohen nga pak njerëz dhe po ata të vetmit, madje dhe partitë e reja që krijohen, drejtohen po nga ata ose disa të tjerë që kanë qenë pjesë e klanit të vjetër të regjimit, apo pjesë e klanit të ri të mëkatit siç është korrupsioni dhe pasurimi i paligjshëm, pra një kallëp i ndyrë, i ndryshkur me dy medalje. Mungesa e transparencës me të shkuarën, fshirja e memories kombëtare, mos kurimi i të shkuarës, mos rishikimi i historisë ka bërë që të gjithë të shiten të majtë të djathtë, në qendër, madje të përndjekurit politikë e bënë dhe mëkatari, të ndershmin i korruptuari, madje drejtësinë e bënë edhe krimineli.
Kjo lloj politike ka sjellë dhe rezultatet pas ofro tre dekadash, fundin e politikës së vjetër, pavarësisht përpjekjeve të saj për të qëndruar në pushtet me çdo çmim.
Sot kemi në gjendje shoku partinë e parë opozitare me diktaturën, nesër në radhë dhe parti të tjera politike, sepse brezi i ri nuk po i mbështet më; ata janë aq indiferent për t’i ndjekur sa iu duket qesharake kur shohin se kjo lloj politike iu ka zënë sytë, ekranet dhe tani dhe sheshet.
Diktatura i bëri shqiptarët armiq me njëri-tjetrin, mosbesues ndaj vetes dhe zotit, të kursyer në liri, i brymosi me më të ligat e një regjimi dhe mjerisht ajo klasë e paaftë është sot elita ku varen fatet e shqiptarëve dhe të Shqipërisë, ku në të vërtetë njerëz të mençur, magjistrat, doktorët janë të përjashtuar, sepse regjimet dhe gjysëm-regjimet ushqehen nga injoranca dhe urrejtja ndaj dijes dhe vlerave të një shoqërie në civilizim.
A duhet legalizuar “Çadra”?!
Opozita më 18 shkurt realizoi një protestë paqësore të arrirë pas një kohe të gjatë heshtje dhe mund të konsiderohet si një ndër mitingjet më të mira të saj, por vendimi për të vendosur çadrën ishte i parakohshëm për një pjesë të PD-së dhe për gjysmën tjetër e vetmja mundësi dhe që nga ajo ditë protesta ka hyrë në muajin e dytë me të njëjtat kërkesa, madje edhe duke i shutuar ato deri në konfuzitet.
Grupi i radikalëve në PD ka qënë këmbëngulës që të qëndrohet në protestë, të bojkotohen zgjedhjet, të pengohen ato nëse zhvillohen pa opozitën, deri në destabilitet duke themeluar krizën institucionale, si paralizimi i KQZ-së, pengimi i Vetingut, pengimi i zgjedhjes së presidentit, mbarimi i afatit kushtetues të Kuvendit dhe mbarimi i afatit kushtetues të qeverisë, pra vendi pa shtet dhe institucione, një anarki institucionale, ku zot mund të bëhet dhe më i ligu.
Në të gjithë historinë e kombit shqiptar, shqiptarët janë qeverisur në një farë mënyre, dikur nga plebishitja popullore, shtëpitë e para që ishin mandatuar nga pleqëria, pushtues të ndryshëm që kanë kaluar në shekuj, deri te principatat e mesjetës, Skënderbeu dhe një sërë qeverish në shekullin që sapo lamë pas, madje me mbretëri, diktaturë dhe disa qeveri post saj.
Por një mendje djallëzore ka menduar që ta ndalë shtetin, ku në anën tjetër dikush përgjigjet do të bëjmë shtet dhe drejtësi dhe pikërisht te kjo e fundit shkojnë dhe dyshimet më të mëdha qytetarëve, sepse një grusht njerëzish të korruptuar duan ta ndalojnë drejtësinë për të mbrojtur pasuritë e tyre të paligjshme, pikërisht duke minuar shtetin e së drejtës, demokracinë dhe madje dhe integrimin e vendit, një paketë jetike për shqiptarët që tashmë gjendet e rrezikuar.
Ka të tjerë që mendojnë se grupi i moderuar është bindur për çadrën për të shpëtuar pushtetin e liderit të opozitës, sepse, duke parë gjendjen e opozitës që ka bërë shumë pak për riorganizimin e strukturave, është e pabesueshme në fitore dhe çadra është një zgjidhje që mund të justifikojë edhe vetë humbjen.
Të tjerë mendojnë se opozita më çadrën e ka nisur fushatën si herët dhe po bënë shumë mirë duke joshur grupet e interesit, duke bërë promocion falas nga mediat, por kohët e fundit edhe interesi mediatik, madje dhe qytetarë ka rënë.
Çuditërisht edhe ndërkombëtarët kanë qenë indiferent, sepse brenda tyre ekziston bindja se ky bojkot i paargumentuar ka vetëm një shkak; pengimin e reformës në drejtësi sepse, po të ishte për përmirësimin e Kodit Zgjedhor nëpërmjet një reforme, aktorët politikë janë të gatshëm, por opozita ka zënë një pretekst të pabesueshëm, çfarë e shton dyshimin për protestën opozitare.
Lideri i opozitës është konfuz, deklaron se do të hymë në zgjedhje por nuk marrim pjesë me këtë qeveri, do të tërheqim zvarrë zyrtarët e shtetit, do kaloni mbi trupin tonë për të vënë një ministër, kanë sjellë krahasime me diktatorë të ekzekutuar në botë, pra kanë hedhur në qarkullim pikërisht atë zhargon fjalësh që janë teje primitive për kohë që jetojmë, madje dhe dekada më parë kur diktatura vriste qytetarët shqiptarë, bota qeshte me injorancën dhe hakmarrjen e një regjimi mizor ndaj qytetarëve të vet.
Por edhe nëse çadra do hiqej sot dhe opozita do të hynte në zgjedhje, ajo do të jetë sërish aty pas humbjes së opozitës dhe simfonia do të ishte “na vodhën votat”, i blenë me para krimi dhe kriminel, pra e njëjta melodi qaramane që haset rëndomtë kur shqiptarët munden në garë, sepse ata nuk e pranojnë një gjë të tillë nga mburravecësia, apo mendësia që ua nguliti regjimi dhe më keq akoma se nuk duan të humbin pushtetin se udhëhiqen nga uni dhe babëzi e pushtetit.
Pas harresës së ndërkombëtarëve për bojkotin e paargumentuar të opozitës, mbetet dhe një shpresë; mos vallë pakënaqësitë qeverisëse do të hedhin vështrimin nga çadra, pra mundësia e tyre që të vazhdojnë dhe rrinë në çadër ekziston, pra çadra ka dhe mbështetës të padeklaruar politikë dhe të gjithë bashkë t’i fshihen drejtësisë.
Beteja e pafituar për të penguar drejtësinë do të konsiderohet dhe orvatja e fundit e të korruptuarve për të shkatërruar shtetin, për tej imagjinatës së tyre se ndikimet e huaja mund të trazojnë rajonin e Ballkanit dhe të gjitha këto hamendësi bien. Shqipëria mbetet një vend perëndimor, anëtare e NATO-s që do të konsolidohet në vendosjen e shtetit ligjor, një vend që do prodhojë stabilitet, mirëqenie madje do integrohet në BE, çdo devizë tjetër është mendësi që vjen nga bolshevizmi, injoranca e disa njerëzve të trembur nga drejtësia.
Shqiptarët janë populli më pro-amerikan dhe pro-europian, por elitat politike janë pro Lindjes, bolshevizmit sepse ata vijnë pikërisht nga lidhjet me regjimin dhe elitat drejtuesve të diktaturës, madje ka eksponent të saj janë sot zot të politikë sot.
Kjo lloj politike, ku një grusht njerëzish marrin pushtetin me metoda të pabesueshme, kriminale, për të vjedhur, sunduar shqiptarët dhe përdorin çdo mjet për të ruajtur pasuritë e tyre të paligjshme. Por, a do të munden kësaj radhe në syrin e shqiptarëve dhe të gjithë botën perëndimore që liderët politik bolshevikë shqiptarë të mund të arrijnë të destibilizojnë vendin për t’i shpëtuar drejtësisë, apo garantuar pushtetin e tyre?!
Partitë politike prej dekadash drejtohen nga pak njerëz dhe po ata të vetmit, madje dhe partitë e reja që krijohen, drejtohen po nga ata ose disa të tjerë që kanë qenë pjesë e klanit të vjetër të regjimit, apo pjesë e klanit të ri të mëkatit siç është korrupsioni dhe pasurimi i paligjshëm, pra një kallëp i ndyrë, i ndryshkur me dy medalje. Mungesa e transparencës me të shkuarën, fshirja e memories kombëtare, mos kurimi i të shkuarës, mos rishikimi i historisë ka bërë që të gjithë të shiten të majtë të djathtë, në qendër, madje të përndjekurit politikë e bënë dhe mëkatari, të ndershmin i korruptuari, madje drejtësinë e bënë edhe krimineli.