Albspirit

Media/News/Publishing

Spahiu: Të bashkohesh me çdo qeveri është kurvëri,të bashkohesh me çdo opozitë është burrëri

Dita e sotme në protestën e opozitës ka nisur me një fjalim të zjarrtë nga ana e Kreshnik Spahiut. Në krah të Bashës ai ka përdorur një fjalim me tone të larta për të elektrizuar publikun që ishte aty. Ai shpjegoi dhe arsyet se pse në këtë protestë është me Lulzim Bashën.

‘’Unë jam këtu me Lulzim Bashës sepse ai është këtu me ju, ai po ngre Republikën e Re është këtu me ju dhe fitoren do e ndajë me ju. A mendoni se ne do të lejojmë që Rama të marrë edhe njëherë Shqipërinë, unë kam lindur në Tiranë, këtu do të jetoj sa të vdes.

Kini besim, për ata që mendojnë se ne nuk e largojmë dot Edi Ramën në ju themi që ne larguam babain e Edi Ramës. Ne jemi ata që lindëm në Tiranë dhe do zhbojmë të gjithë , Erionin që erdhi nga ‘Ura Vajgurore’ që bëri lëmsh Tiranën.

Republika e Re do të jetë beslidhja me bujqit me fshatarët me të gjithë. Ne kemi qenë kritikë ndaj demokratëve, shumë njerëz më thanë pse nuk bën koalicion me Edi Ramën iu thashë që karriget janë të përkohshme ndërsa kauzat të përjetshme.

Të bashkohesh me çdo qeveri është kurvëri, ndërsa të bashkohesh me çdo opozitë është burrëri’’, deklaroi Spahiu.

Please follow and like us: