Yllka Brada prezanton Kosovën në London Fashion Week
Ishte një publikim i prestigjiozes “The New York Times” që dritësoi një karrierë të një vajze diku në një rrugë të Prishtinës.
Mbase gati e pabesueshme për diajnuesen por ky publikim pasoi me një ftesë nga London Fashion Week
Për herë të parë që Yllka Brada do të merrte pjesë në një aktivitet të tillë, prestigjioz pa dyshim.
Eventi që u mbajt gjatë javës së modës në Londer, u organizua nga Oxford Fashion Studio ku u prezantuan disa dizajnera të rinj nga vende të ndryshme të botës.
Për Yllkën ishte një mundësi e artë, ku mund të prezantoj kreativiteti i saj dhe vendos të prezantohet me koleksionin e quajtur “You”.
Gjeti detaje të autoktones shqiptare, pikërisht të kostumeve tradicionale që do të kombinoheshin me modernen.
Po cila është e veçanta e këtij prezantimi?
Tepër krenare për prezantimin e saj “Made in Kosova” Yllka tregon se “ky koleksioni i saj përmban një gërshetim të kreacioneve të cilat i kam krijuar deri me tani. Kam vendosur të prezantohem me këtë koleksion dhe këto kreacione për arsye që është hera e parë që prezantohem në Londër dhe isha e ftuar në një event të tillë dhe doja që puna ime të shihet dhe në anën tjetër. Dëshiroja që të prezantoja diçka më ndryshe, ku vendosa të përdor detaje të kostumeve tona tradicionale të gërshetuara me modernen”
Padyshimi që prezantimi i Yllkës në evenimente kaq të rëndësishme është një vlerë e shtuar në mozaikun shumëngjyrësh që po prezantohet nga autorë të ndryshëm shqiptar në Botë.
Tashmë dizanjere profesioniste e nisi karrierën para tetë 8vitesh. Ka mbaruar fakultetin e arteve, dega skenografi dhe kostumografi ku punon ende si Costume designer ne projekte te ndryshme teatrale dhe filmike.
Në Shkup në Institutin Ndërkombëtar të modës ka mbaruar për fashion design dhe në Paris është certifikuar për të dyja këto lëmi në 2014.
Pastaj ajo ka vendosur të hapë atelienë e saj në qendër të Prishtinës, ku punon me porosi për klientë të ndryshëm. Muajin e kaluar atelieja e saj është publikuar në New York Times magazine, si një ndër vendet më të veçanta.