Zgjidhet misteri i kryqit gjigant
Misteri i kryqit gjigant i shfaqur në një pyll pranë kufirit britanik me Irlandën është zgjidhur. Simboli fetar 100 metra i gjatë ka habitur pasagjerët që fluronin pranë për në aeroportin e Derry në Irlandën Veriore.
Imazhi i krijuar nga pemët është kthyer në një pamje tërheqëse për ata që fluturojnë përmes këtij aeroporti dhe ka bërë që shumë njerëz të pyesin se kush i ka mbjellë dhe përse ajo ndodhet aty.
Liam Emmery, ka qenë personi që ka mbjellë edhe pemët shumë vite më parë. Por ai ka ndërruar jetë 6 vite më parë duke mos e parë veprën e tij të përfunduar, ndërsa bashkëshortja e tij e kishte harruar fare këtë projekt të burrit të saj.
“Nëse do të ishte këtu, ai do të ishte shumë krenar”, u shpreh ITV, gruaja e Liam Emmery, duke shtuar se ai kishte mbjellë dy pemë të ndryshme për t’i dhënë edhe formën perfekte kryqit të njohur Sëlltik.