Albspirit

Media/News/Publishing

Basha replikon ashpër me ambasadën e SHBA: Mora mbështetje totale nga Uashingtoni

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u ka dhënë përgjigje të prerë ndërkombëtarëve që janë shprehur kritikë me protestën e opozitës dhe kërkesën për qeveri teknike, duke thënë qartë sot nga cadra se nuk do të ketë asnjë tërheqje. Një ditë pas deklaratave se ai nuk mori mbështetje në SHBA për protestën, Basha ka reaguar ashper duke deklaruar se mbështetja për kauzën e PD është totale ne Uashington.

“Për këtë betejë, për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, të largimit të krimit nga politika, e luftës pa kompromis kundër drogës, ky shesh, kjo agorë, PD, Basha dhe shqiptarët, po kanë marrë mbështetje totale në Uashington, dhe këtë mbështetje e përkthejnë në këtë aksion që ka një synim, Shqipërinë e standardit evropian. Ne nuk do të kemi asnjë tërheqje deri në fitore, ky është vendimi i popullit tim dhe unë do ta coj deri në fund”- tha Basha.

Ai theksoi se nuk do të pranojë kurrë një drejtësi të kapur nga Rama.

“Le ta dëgjojnë miqtë dhe armiqtë, ata që na duan të mirën, edhe ata që mbushin xhepat me paratë e korruptuara dhe të pista të drogës së Ramës. Drejtësi në duart e Ramës nuk ka për të pasur kurrë, ndaj jemi këtu për të garantuar shqiptarët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë për vendosmërinë tonë për të zbatuar paktin e 22 korrikut, që është dhunuar në mënyrë të njëanshme nga hajduti i CEZ nga njeriu që prodhoi e futi në xhep miliarda me drogë, kjanabis, heroinë, klanet e të cilat i ka përfaqësuar në qeveri me ish ministrin dhe ministrin aktual të brendshëm”- tha Basha.

Please follow and like us: