Albspirit

Media/News/Publishing

Bullgari, të djathtët pro-perëndimorë mundin socialistët pro-rusë

Partia pro perëndimore e qendrës së djathtë GERB ka fituar zgjedhjet parlamentare në Bullgari bëjnë të ditur exit pollet.
Partia që drejtohet nga ish-kryeministri Bojko Borisov parashikon të marrë 32 % të votave kundrejt 28 % të socialistëve.
Ish kryeministri deklaroi se partia e tij GERB “ka detyrën për të formuar qeverinë”
Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve priten të dalin sot.
Zgjedhjet e së dielës janë të tretat që janë mbajtur në katër vjet.
Borisov, 57 vjeç dha dorëheqjen si kryeministër pasi partia e tij humbi zgjedhjet presidenciale në nëntor të 2016 dhe një administratë e përkohshme  drejtoi vendin pas shpërbërjes së parlamentit në janar. Kjo administratë do të qëndrojë në detyrë deri në momentin kur të formohet qeveria e re
Socialistët që kishin premtuar se do të përmirësonin lidhjet e Rusisë nëse ata do të zgjidheshin kanë përjashtuar mundësinë e ndarjes së pushtetit me Borisov
Bullgaria hyri në Bashkimin Evropian në vitin 2007 dhe është një nga shtetet më të varfra anëtare. Ajo është gjithashtu një anëtar i NATO-s.

Please follow and like us: