Albspirit

Media/News/Publishing

“Je shumë e bukur për të qenë kameramane”, TV e shkarkon nga puna

Historia e nje operatoreje televizive dhe asistente prodhimi është kthyer ne lajmin kryesore te shumicës se mediave britanike. Ajo quhet Ema Hulse, është 24 vjeç dhe ka bere nje denoncim te pazakonte: është pushuar nga puna vetëm pak minuta pasi kishte nisur ne “Unit TV”, me argumentin se ishte tepër e bukur dhe per kete duhet te ndiqte nje karriere ne pasarela e jo ne televizion. Siç shpjegon vete Ema ne nje prononcim per mediat, ajo kishte mbërritur ne redaksinë e televizionit londinez ne orën 9:30 minuta dhe eproret i kishin shpjeguar se çfarë duhet te bënte.
“Pak minuta me vone, me thane se shërbimet e tua nuk janë me te kërkuara,” – thotë Ema.
“Arsyeja?”
Shefi me pyeti: “Mos je gjë nje modele? Këtu nuk jemi ne pasarele.”
“Unë isha lyer pak me buzëkuq, por isha normalisht me nje këmishe dhe me pantallona. Nuk doja te isha as provokuese dhe as me veshje te papërshtatshme,” – tregon 24-vjeçarja.
Ema tregon se kishte mbetur pa fjale nga mënyra sesi ishte larguar nga puna dhe per me tepër nga argumentimi i gjetur. Por ajo thotë se do te vazhdoje te ndjeke ëndrrën e saj televizive.

Image result for Emma Hulse

Image result for Emma Hulse

Image may contain: 4 people

 

Please follow and like us: