Albspirit

Media/News/Publishing

Kozeta Bakiu: Tek ne vazhdon eksodi. Shumica e balerinëve ikin jashtë Shqipërisë

“Dëshira ime ka qenë të futesha në trupën e baletit në TKOB, pas mbarimit të shkollës, por kisha një problem, isha me “njollë në biografi”. Sot qesh me këtë gjë, por për kohën ishte problem i madh. Prandaj për këtë arsye, prindërit e mi vendosën që unë duhet të bëhesha koreografe, të vazhdoja shkollën e lartë ne ILA (Instituti e Lartë të Arteve), sot Universiteti i Arteve”, thotë, nd;r t; tjera, koreografja e mirënjohur, Kozeta Bakiu, n; nj; intervist; me Juela Meçanin p;r AFP”, ku, për herë të parë, ndalet në një rrëfim të gjerë mbi jetën dhe pasionin për dancin dhe koreografinë, dhimbjen për humbjen e shokut të jetës, Gazit, mësimdhënien në UA dhe miqtë.

“Pas mbarimit të shkollës, përsëri mbeta pa punë për hir të biografisë time edhe pse në atë kohë të caktonte “rinia” komuniste se ku duhet të punoje. Mua më caktuan në Kosovë të Elbasanit, por nuk kishte vende pune dhe dosja ime u kthye mbrapsht. Në pritje, futem në pallatin e pionierëve si mësuese, pa të drejtë rroge. Kjo ka qenë një periudhë prove për mua, pasi unë fillova krijimtarinë e parë jashtë shkolle, jashtë kontrollit dhe mbështetjes se pedagogut tim. Por kisha dy mbështetës të tjerë me rëndësi, Jorgo Papingjin (që bënte libretët) dhe Dorian Ninin (që bënte muzikën), unë bëja koreografinë.

Gjithmonë isha në provë, pasi të dy më thoshin “po nuk na pëlqeu, nuk ta besojmë punën tonë” dhe qeshnin. Bashkëpunimi ynë kishte filluar që kur mbrojta diplomën. Kjo punë e përbashkët u kurorëzua me një çmim të 3-të në dekadën e majit, me tablonë koreografike “Balonat”. Kjo, për mua, ishte shumë, pasi nuk e mendoja kurrë që me koreografinë time, do të merrja çmim. Punoja që t’u thosha të tjerëve që ekzistoj dhe të fitoja një vend pune, jo për çmim.

Pas një viti, unë hyra si mësuese në shkollë të baletit dhe kisha klasat e mia. Spektaklet erdhën më pas. Kisha një grup me nxënës të shkollës me të cilët vazhdoja të bëja koreografitë e mia dhe i nxirrja në shfaqe tek “Gjimnastrada” në pallat të sportit. Ajo periudhë kohe ka qenë e bukur, plot dëshira e pasion për të ndryshuar diçka, për të bërë një gjë ndryshe, për të thyer tabutë e kohës, mentalitetin në formë të bukur e të edukuar, nëpërmjet artit.”

Duke analizuar gjendjen e koreografisë sot, pedagogia dhe koreografia e mir;njohur Kozeta Bakiu, thot;: “Sigurisht që ka ecuri, ka talente, ka potencial koreografik, por nuk ka investim në art, në balet. Ne kemi mbetur me një shkollë baleti, me një trupë baleti, me një universitet arti. Por nuk ka një shkollë danci bashkëkohor ose modern, nuk u bë ligji që balerinët të dalin në pension në kohën e duhur për ti hapur rrugë talentit që vjen pas. Nuk ka rroga të mira, për punën dhe lodhjen që kanë, nuk vlerësohen kurrë sa duhet! Janë djegur bursa ku të rinjtë që do studionin do të sillnin diçka tjetër me bazë. Me pak fjalë, ka bulëza por jo thelb, jo një bërthamë të fuqishme. Shumica e balerinëve ikin jashtë Shqipërisë dhe vazhdojnë profesionin e tyre në vende të ndryshme të botës. Tek ne vazhdon eksodi”.

Bakiu ka mbi 16 vite si pedagoge e koreografisë në Akademinë e Arteve. “Mësimdhënia më ka tërhequr gjithmonë, mendoj që e kam pasur në gjak. Gjyshi im ka qenë një ndër mësuesit e parë në Elbasan, babai im ka punuar në arsim, nëna ka qenë pedagoge e Pediatrisë në Fakultetin e Mjekësisë. Është traditë e familjes prej tre brezash.

Në atë kohë, flas për vitet ’90, vërtetë nuk kishim kushte dhe kishim shumë pengesa, “bërryla”, “shkopinj nën rrogoz”. Nuk kishim sallë ku të punonim, na mbyllnin derën dhe ne i bënim koreografitë nëpër shtëpi ku mundeshim e kush nuk kishte njeri në shtëpi. Por kishte pasi on. Sot i kanë të gjitha, por pasioni mungon, mungon dëshira për të bërë të pamundurën për të realizuar diçka të bukur, por jo tek të gjithë. Ka nga ata që duan të thonë fjalën e tyre dhe unë i përkrah dhe u jap zemër”.

Please follow and like us: