Albspirit

Media/News/Publishing

Kufoma e gjetur në Durrës, dyshohet e një marinari të huaj

Kufoma e gjetur në zonën e Bisht Pallës në Durrës, dyshohet të jetë e një marinari të huaj.

Megjithëse nuk dihet ende asgjë rreth identitetit të kufomës, policia thotë se nuk ka të denoncuar për ndonjë person me karakteristika të tilla.

Kufoma e seksit mashkull rreth 40-45 vjeç, u gjet rreth 30 metra larg bregut, në baltë.  “Kufoma është 1.75 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, xhup ngjyrë blu të errët , atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi. Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.

Please follow and like us: