Lihet i lirë lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny
Një ditë pas arrestimit të bujshëm të liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny ka dalë në gjyq, pasi u ndalua për organizim të protestave të paligjshme.
Alexei Navalny, ishte një nga qindra njerëzit që u arrestuan të dielën në Rusi. Gjykata e dënoi opozitarin rus vetëm me një gjobë 350 dollarë, ndërkohë që rrezikonte një dënim prej 15 ditësh. Akuza për mos bindje të forcave të rendin mbetet për tu shqyrtuar në vijim.
Në gjykatë, Navalny përsëriti akuzat për korrupsion kundër kryeministrit Dmitry Medvedev, te cilat ishin edhe arsyeja kryesore e organizimit të protestave të një dite me pare.
Kremlini i`u përgjigj protestave masive, duke akuzuar opozitën për nxitjen e thyerjes së ligjit dhe të provokim te dhunës.
Mijëra demonstrues në mbarë vendin, protestuan një ditë më parë. Rreth 500 prej tyre u arrestuan nga policia ruse.