LSI merr sot mandatin e deputetit të Lezhës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për ti dhënë e mandatin e deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Lëvizja Socialistë për Integrim, në Qarkun e Lezhës, për plotësimin e vakancës së shkaktuar nga largimi i deputetit të PS-së Armando Prenga
Partia Socialiste nuk ka më përfaqësues në listën e saj në qarkun e Lezhës, ndaj mandati i kalon grupit parlamentar të LSI-së, duke e çuar në 19, numrin e deputetëve në Parlament të kësaj force politike
Mandati i kalon Petrit Gjonit.
Armando Prenga dorëzoi mandatin e deputetit më 27 shkurt 2017
Gjithashtu KQZ do të miratojë disa afate proceduriale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Kavajë, që do të zhvillohen në datë 07. 05. 2017.