Masat për ndeshjen Shqipëri-Bosnjë në Elbasan
Policia e Elbasanit ka marrë masat për zhvillimin e ndeshjes midis Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, e cila pritet të luhet të martën në orën 18:00, në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Njoftimi i policisë
-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit
– Lëvizja e mjeteve do të lejohet në Bulevardin “Qemal Stafa”, që fillon nga Posta deri në dalje në unazë
-Gjithashtu e hapur do të jetë nga “ish-konservimi” – “5 Maj”, e cila do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.
Bëjmë me dije se hyrja e sportdashësve do të fillojë në orën 16:00 me qëllim shmangien e radhëve të gjata në hyrje për në Stadium.
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 280 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja
Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
- a) sende të forta,
- b) shishe (të çfarëdolloji)
- c) fishekzjarre
- d) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
- e) çelësa të ndryshëm
Në të kundërt NUK do të lejohen të futen në stadium.
Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të sportdashësit.
Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 15:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes do të jenë të mbyllura.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 28 mars 2017, lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.