Partia e Merkel-letër Bashës: Duhet të merrni pjesë në zgjedhje
CDU, partia e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel përmes një letre i kërkon opozitës të marrë pjesë në zgjedhje.
Letra mban datën 23 mars dhe i dërgohet kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga zëvendëskryetari i grupit të CDU-CSU në Parlamentin gjerman, Franz Josef Jung, i cili është njëkohësisht edhe shefi i politikës së jashtme në CDU, si dhe ministër i Mbrojtjes së Gjermanisë, raporton”Balkanweb”.
“Ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mundohet të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mos regjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një “qeveri teknike” nga të gjitha grupet parlamentare”,- thuhet në letër.
LETRA E PLOTE
Berlin, 23 Mars 2017
I nderuar z. Kryetar, i dashur z. Basha!
Pjesëmarrësit e mbledhjes së grupit tonë të punës të Ballkanit Perëndimor, e cila u zhvillua të martën, më 21 Mars me Dr. Heusgen, mu luten, të përcjellë tek Ju shqetësimin tonë të thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri. Pasi grupi im parlamentar u angazhua fuqishëm për reformën në drejtesi në vendin tuaj dhe më pas kjo u votua edhe me votat e grupit Tuaj parlamentar më 21 korrik, ne tani jemi shumë të pakënaqur që kjo reformë e rëndësishme, e dëshiruar nga rreth 90% e shqiptarëve, nuk po vihet ne zbatim, sepse PD po
bojkoton parlamentin.
Edhe ne jemi gjithashtu shumë, shumë te shqetësuar që në zgjedhjet e 18 qershorit mund të ketë fallsifikim të madh të zgjedhjeve si rezultat i blerjes së votave dhe mjeteve të tjera. Por ne mendojmë se është rruga e gabuar, që ky problem mundohet të zgjidhet përmes bojkotit parlamentar dhe deklarimin e mos regjistrimit për zgjedhjet e 18 qershorit, nëse qeveria e zgjedhur shqiptare nuk jep menjëherë dorëheqjen dhe të zëvendësohet me një “qeveri teknike” nga të gjitha grupet parlamentare.
Vonesa e reformës në drejtësi dhe bojkoti i zgjedhjeve nga opozita do ta kthenin Shqipërinë shumë mbrapa në rrugën e saj drejt BE-së . Dhe do të dëmtonte shumë marrëdhëniet mes PD-së dhe CDU / CSU-se.
Kjo nuk është në interesin tonë!
Duke qenë se ka mënyra të tjera për të ulur rrezikun e zgjedhjeve jo të drejta, do të doja t’ Ju drejtoja lutjen tonë urgjente, për t’i dhënë fund menjëherë bojkotit parlamentar, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zbatimin e reformës në drejtësi dhe per t´u regjistruar për zgjedhjet kombëtare pa vendosur parakushtet e përmendura më sipër.
Për këtë ne jemi të gatshëm t’ Ju ndihmojmë me të gjitha forcat tona për të ndërtuar ura dhe për të bërë gjithcka për të siguruar zgjedhje të drejta.
Gjithashtu për këtë duhet synuar progresi në procesin e dekriminalizimit dhe në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Dhe sigurisht ka edhe shumë mënyra të tjera!
E rëndësishme është të gjendet një rrugë e pranueshme nga të gjithë për të dalë nga kjo situatë e ngatërruar.
Ju lutem, na bëni me dije sa më shpejt të jetë e mundur, si ne mund t’Ju ndihmojmë.
Ne e bëjmë këtë thirrje për Ju dhe partinë Tuaj edhe me qëllimin e vazhdimit të bashkëpunimit mes grupeve tona parlamentare dhe partive, i cili deri tani ka qenë shumë i mirë dhe i ngushtë.
Urimet më të mira
Dr. Franz Josef Jung, MdB
Bundesminister a.D.