Përfundon takimi i Bashës me krerët e PD: Protesta të përshkallëzohet, nuk ka tërheqje nga kërkesat e opozitës
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarët dhe sekretarët e degëve nëpër Shqipëri.
Burime nga selia blu u shprehën se gjatë takimit është diskutuar dhe është marrë vendimi se nuk do të ketë tërheqje nga kërkesat e opozitës.
“Nuk ka asnjë tërheqje nga objektivat e opozitës. Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë. Mobilizim total i të gjithë energjive për protestën”, kanë qenë vendimet e marra sot.
Nga ana e tyre, kryetaret e degëve të PD-së nëpër rreth kanë kërkuar përshkallëzimin e protestës.
Please follow and like us: