Presidenti Trump vë dhëndrin e tij në krye të rregullimit të burokracisë federale
Presidenti Donald Trump pritet të krijojë një agjenci të re që synon rregullimin burokracisë federale të SHBA-së, drejtori i së cilët do të jetë dhëndri i tij, Jared Kushner. “The Washington Post”, e cila ka raportuar këtë lëvizje te re presidentit, e përshkruan Zyrën e Inovacionit si një “ekip Sat” për bashkëshortin e Ivanka Trump. Agjencia do të ketë kompetenca të thella për të reformuar procedurat e qeverisë, thotë gazeta e njohur amerikane. Kushner tha për gazetën se “qeveria duhet të drejtohet si një kompani e madhe amerikane”. “Shpresojmë që të mund të arrijmë sukses dhe efikasitet për klientët tanë, të cilët janë qytetarët “, shtoi ai. Në një deklaratë për “Washington Post”, Presidenti Trump tha se njësia e re do të përmbushë premtimet kryesore të fushatës.