Agron Llakaj ka një mesazh prekës për djalin e tij
Për aktorin e njohur të humorit Agron Llakaj dita e sotme është padyshim një nga më të bukurat, pasi djali i tij feston 30-vjetorin e lindjes.
Në urimin e tij ai e ka quajtur Eno shokun e tij më të ngushtë, përcjell gazeta Express. “Shoku im i ngushtë Eno! 28 Mars 1987 erdhe në jetën time dhe në jetën tonë…Shumë herë ta kam uruar këtë datë dhe shpresoj ta uroj edhe shumë e shumë herë….Sot nise moshën e ‘burrërimit’, mosha e ndryshimit dhe përjetimit të ngjarjeve të mëdha dhe të bukura në jetën tënde! Zoti të dhënt jetë të gjatë, dashuri dhe u gëzofsh gjithë jetën tënde! Gëzuar 30 vjetorin biri dhe shoku im! Edhe 100!”-shkruan aktori i njohur i humorit.
Please follow and like us: