Albspirit

Media/News/Publishing

Aktorja e njohur sulmon Agron Tufën

Aktorja e njohur, Roza Anagnosti, ka shpërthyer me akuza ndaj shkrimtarit Agron Tufa, teksa është përfshirë në debatin për filmat e komunizmit. Në emisionin “Njerëz në Fokus”, në News 24, aktorja foli për nismën që pritet të dorëzohet në Parlament mbi disa filma të kohës së komunizmit, të cilët do t’i presë një tjetër fat, rregullim, me anë të një shpjegimi, por jo ndalim siç thotë nismëtari Agron Tufa.

Sipas aktores, kush ka marrë përsipër këtë nismë nuk e njeh artin e filmit.

“Pse duhet ta kufizosh publikun? A jemi në demokraci? Pse kapen me filmin? Unë jam munduar të jem e vërtetë, kemi punuar me përkushtim, është dashur një punë e madhe paraprake, dhe vijnë tani këta…”,- thotë aktorja.

Sipas saj, vlerësimi për filmat e kohës së komunizmit duhet bërë me mirëkuptim dhe jo me urrejtje. “Duhet parë me gjakftohtësi, me mirëkuptim, jo me urrejtje, me agresivitet. Arti është art, është emocion, letërsi, muzikë”,- thotë aktorja.

Vetë Tufa, sqaroi më tej se nuk bëhet fjalë për ndalimin e këtyre filmave, por për rregullimin e tyre. “Filmat e periudhës së diktaturës komuniste, një pjesë e tyre e vogël paraqesin propagandë fyese, lënduese, shkojnë kundër lirive të garantuara me Kushtetutë.

“Filmat e periudhës së diktaturës komuniste paraqesin një pjesë e tyre e vogël paraqesin propagandë fyese lënduese shkojnë kundër lirive të garantuara me Kushtetutë. Nuk kemi thënë që duhen ndaluar por shpjeguar, nga shkalla e propagandës duhet t’i paraprihet me një bisedë shpjeguese, që të shpjegojnë një kontekstin për brezin e ri”, tha ai.

Please follow and like us: