BBC shkruan për Ermonela Jahon: Nga skena modeste e Teatrit, në një zë botëror
Sopranoja e njohur shqiptare, me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho ka zënë vend në një edicion special të Radio BBC-së, në një artikull të gazetares Albana Kasapi.
Ajo e ka takuar sopranon Ermonela Jaho në Shtëpinë e Operës Mbretërore në Londër.
Me titull “Nga Shqipëria komuniste në skenën botërore”, Albana flet për sopranon se si një nga yjet shqiptare më të njohura të muzikës operistike ka prekur tashmë edhe skenat botërore.
“Karriera e Ermonelës është zhvendosur nga skena modeste e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë në disa nga skenat më të njohura botërore”.
Si nisi? Teksa rrëfehet, Ermonela thotë se ishte 6 vjeç kur këndonte për herë të parë me fëmijët dhe se nuk e kishte menduar kurrë se do të bëhej një soprano.