Albspirit

Media/News/Publishing

Bledian Koka: Rama po ikën me bisht ndër shalë

Bishti diku ndër shalë… Raportohet se Kryeministri Edi Rama ka nisur zhvendosjen e sendeve te tij personale nga zyra Kryeministore në zyrat e tij në PS dhe në ambjente private pranë Kryeministrisë ku do të vendosen stafet që do të angazhohen në fushatë.

Rama i ka shpjeguar asistentëve të tij se kjo është një zhvendosje e përkohëshme dhe se sërish ai do të rikthehet aty. Burimet bëjnë me dije se këto janë hapat e para për hapjen e rrugës së qeverisë teknike që pritet të materializohet shumë shpejt.

Kjo është arritja konkrete e Çadrës së Lirisë dhe presionit ndërkombëtar (sidomos nga SHBA) për qetësimin e situatës në Shqipëri dhe krijimin e mundësisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për momentin arsyeja triumfoi dhe paarsyeja dështoi.

Presioni i opozitës i dha frutet e veta dhe bishti për momentin ndodhet diku ndër shalë… p.s…poooor, lajmi i keq është se Rama u bind për të ndërmarrë këtë hap, sidomos pas arritjes së marrëveshjes me Ilir Metën…, hë për hë

Please follow and like us: