Daily Mail shkakton skandal seksist me këmbët e dy kryeministreve
Faqja e parë e gazetës britanike Daily Mail ka nxitur polemika të mëdha për mënyrën seksiste si ajo ka paraqitur dy kryeministret femra të Anglisë dhe Skocisë që u takuan 48 orë para startimit të Brexit.
Shefja e ekzekutivit Theresa Mey bëri një përpjekje për të bindur homologen e saj skoceze Nicola Sturgeon që të hiqte dorë nga ideja e një përsëritje të referendumit për tu shkëputut nga mbretëria e Bashkuar.
Ajo pretendon se fillimi i proceduarave të Brexit, është një moment kur ruajtja e unitetit duhet më shumë se kurrë.
Por gazeta britanike e ka paraqitur në mënyrë befasuese këtë takim duke u përqendruar tek këmbët e dy grave.
“Pak rëndësi ka Brexit, kush e fiton konkursin e këmbëve” titullonte ajo duke paraqitur një foto të madhe të dy kryeministreve të ulura përkrah njëra tjetrës dhe të veshura me kostume blu.
Vetëm me germa të vogla në nëntitull thuhej se atmosfera e takimit ishe shume e ftohtë mes Nicola Sturgeon dhe Theresa Mey.
Kjo qasje seksiste ka marrë reagime të shumta kritikuese.