Albspirit

Media/News/Publishing

Detajet e vogla që japin shumë dashuri

Për të gjithë meshkujt, vjen në ndihmë ekspertja e marrëdhënieve në çift, Madaleine Holden, e cila jep disa këshilla të vyera për t’u bërë pak më shumë romantikë.

Sipas saj, shumica e femrave vlerësojnë gjestet e vogla, si: puthjet në ballë, planifikimi i një takimi perfekt, vëmendja ndaj detajeve të vogla dhe shprehja e dashurisë nga ana e partnerit me veprime.

Meshkujt duhet të tregohen të kujdesshëm e të vëmendshëm ndaj veprimeve e jetës së partneres, duke ndarë shqetësimet bashkë ose duke i ofruar një filxhan çaj kur ajo është e tensionuar.

Shpeshherë, edhe disa dhurata të papritura, të vogla, por të bukura, përbëjnë gjeste shumë romantike. Të tilla janë: një tufë me lule, qirinj aromatikë, piktura, locione trupi, etj.

Please follow and like us: