Albspirit

Media/News/Publishing

Detektivi shqiptar: Si po i zbulojnë gratë tradhtitë e burrave në shtëpi

Mania e përgjimeve në Shqipëri është shumë e përhapur mes çifteve që dyshojnë për tradhti, sipas asaj që tregoi detektivi i licensuar privat Ndue Pjetraj.

Për të shuar kuriozitetin e drejtuesit të Opinionit, Blendi Fevziu pranoi se ka përgjuar persona të ndryshëm brenda në shtëpinë e tyre, i paguar nga partnerët përkatës.

Rasti më i zakonshëm, sipas asaj që tregoi detektivi i liçensuar privat është vendosja e kamerave përgjuese brenda në shtëpi me kërkesë të grave. “Kështu ato kanë zbuluar se burri sjell dashnoren në shtëpi” tha Pjetraj, i cili këmbënguli se procedurat e përgjimit nuk shkelin asnjë ligj.

Detektivi: Gruaja e jote ndoshta ka besim te ty, por te ai që s’ka besim

Fevziu: Ore besim nuk ka asnjeri, po na thuaj ça bën ti?

Detektivi: Ajo vjen tek institute dhe i thotë dedektivit “Unë dua të instaloj në shtëpinë time për fëmijën time”. Ajo do ta instalojë për veten e vet psh. Burri vjen me dashnoren.

Fevziu: Kamera e fshehte?

Detektivi: Po ajo burrit nuk ia tregon se nuk është e marrë.

Fevziu: E pra

Detektivi: A e përdor kjo? Ka të drejtën e vet. Është në shtëpi të vet.

Fevziu: Po as në shtëpinë e vet s’ka të drejtë pa dijeninë e pjestarëve të tjerë të familjes.

Detektivi: Pse kush ta ndalon? Ma thuj ti kush ta ndalon? Më thuj një nen që ta ndalon të vendosësh kamera në shtëpinë tënde. Kështu funksionon. Por nuk mund t’i bëjë shantazh burrit me këtë.

Fevziu: I ndjek edhe jashtë shtëpie ato që tradhëtojnë?

Detektivi: Në ambjente publike i ndjek. I bëj foto. Neni 191 i Kodit të Procedurës Penale. Ma lexo.

Për të dhënë raste të tjera të punës së tij, Pjetraj tha se ishte kontraktuar nga prindër të shqetësuar për vajzën e tyre adoleshente. “Vajza ishte 16 vjeçe. I thoshte prindërve që do dal, do flej tek shoqet. Në fakt pas ndjekjes dhe fotografimit në orët e natës zbuluam se ajo shkonte në disko, dilte me persona të ndryshëm dhe konsumonte hashash në makinë. Në këtë rast unë kam shpëtuar një jetë” u shpreh Pjetraj.

Për të qenë më i qartë në përshkrimin e punës së tij, detektivi privat mori si shembull zbulimin e disa vajzave studente në Tiranë, që punonin si prostitute. “Nëse familjet e tyre në rrethe do kishin kontaktuar me një dedektiv privat, atëherë mund të ishte shmangur” u shpreh ai në studio.

Detektivi privat tha se nuk ka asnjë ligj që ndalon fotografimin në rrugë, ndjekjen apo edhe përgjimin me kamera në një banesë të personave të ndryshëm. Kur Fevziu u ofrua si shembull për t’i shpjeguar se filmimi në shtëpinë e tij ishte shkelje ligji, detektivi e mohoi këtë.

Fevziu: Si s’paska ligj mo? Të të thotë gruaja ime ty që do të më përgjojë mua, ka ligj?

Detektivi: Po gruaja jote nuk të përgjon ty. Gruaja jote përgjon veten e vet, por ti bie viktimë e përgjimit të gruas tënde

Please follow and like us: