Eli Fara uron vajzën e saj për ditëlindje përmes kësaj videoje emocionuese
Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Eli Fara ka një ditë të gëzueshme, pasi vajza e saj e vetme, Marina feston ditën e saj të lindjes.
Eli nuk ka nguruar ta ndajë këtë gëzim me ndjekësit e saj në Instagram, duke zgjedhur një video mjaft emocionuese për t’i uruar vajzës së saj ditëlindjen.
“Gëzuar ditëlindjen jeta ime! Edhe 1000”, ka shkruar këngëtarja bashkangjitur postimit të saj.



