Ishac DIWAN: Pranvera Arabe dhe Dimri i Perëndimit
Ka shumë ngjashmëri mes “Pranverës Arabe” të viteve 2010-2011 dhe referendumit Brexit e zgjedhjes së Donald Trump si dhe ringritjes së ekstremit të djathtë në Europë. Në secilën prej këtyre rasteve, një rend i vjetër u rrëzua dhe partitë progresiste qenë tepër të dobëta për t’u përballur me ngritjen e formave autoritariste dhe ksenofobike të qeverisjes
Ka shumë ngjashmëri mes “Pranverës Arabe” të viteve 2010-2011 dhe referendumit Brexit e zgjedhjes së Donald Trump si dhe ringritjes së ekstremit të djathtë në Europë. Në secilën prej këtyre rasteve, një rend i vjetër u rrëzua dhe partitë progresiste qenë tepër të dobëta për t’u përballur me ngritjen e formave autoritariste dhe ksenofobike të qeverisjes.
Pakënaqësua në rritje me status quo-në që shkaktoi kryengritjet arabe të viteve 2010-11 kishte shumë shkaqe dhe opozita e krijuar qe sa progresive aq edhe konservatore. Anëtarët e shtresës së mesme ankoheshin për humbjen e dinjitetit përballë një elite jo llogaridhënëse. të rinjtë ankoheshin për të ardhmen që dukej veçanërisht e zymtë në krahasim me pritshmëritë që kishin gjenerata e prindërve të tyre. Dhe Islamistët ushqyen opozitën morale përball humbjes së vlerave etike në shoqëri.
Këto të gjitha janë tema që përsëriten në debatet që po vijojnë në PErëndim, ku ka një popullsi në rritje të të bardhish të pakënaqur, punëtorësh të hequr nga puna dhe të rinjsh të lodhur. Me kalimin e kohës, ndërsa liberalizmi ekonomik shtyu jashtë sistemit parimet jetëgjata të barazisë dhe solidaritetit shoqëror, pabarazitë e stërmëdha në pasuri u shfaqën, duke korruptuar politikën e shumë vendeve të Perëndimit.
Ndërkohë, globalizimi dhe novacioni teknologjik kanë pasur pasoja thellësisht negative në disa gjenerata të caktuara shoqërore ndërsa politikat publike kanë dështuar të kompensojnë dëmet. Tashmë ka nevojë urgjente për ndryshime thelbësore në politika, veçanërisht për shkak të kërcënimit të rëndë që ndryshimet klimaterike paraqesin për të gjithë globin.
Por çfarë ndryshimesh duhet të bëhen dhe kush do t’i bëjë? Revolatat popullore – në rrugë dhe në kutitë e votimit – deri tani kanë dështuar të japin qeverisje alternative që ofron zgjidhje të besueshme për problemet politike, shoqërore dhe ekonomike që kanë goditur shoqëritë e Perëndimit dhe të Lindjes së Mesme.
Në botën Arabe, shpërthimi i zemërimit popullor rrëzoi regjime që kishin ngulur rrënjë prej kohësh. Por autokratët e vjetër patën punuar fort për të shmangur krijimin e një opozite të besueshme. Revolucionet e viteve 2010-11 qenë pa udhëheqës, e për rrjedhojë nuk mund të mbushnin boshllëkun politik të krijuar. Në vend të kësaj, armët fiset, grupet sektare dhe partitë fetare u bënë të fuqishme.
Egjipti tashmë ka përjetuar një restaurim të autokracisë. Jemeni, Siria dhe Libia gjenden në luftë civile. Libani dhe Iraku janë fragmentarizuar. Dhe prodhuesit e naftës që u përpoqën të shuanin zjarrin rajonal duke derdhur para mbi të tashmë po përballen me deficite fiskale masive. Turqia, gjithashtu po lëviz drejt sundimit autoritar; dhe forcat progresive në Iran janë dobësuar. Vetëm Tunizia po vijon një tranzicion plot telashe drejt demokracisë; por edhe atje, gjithsesi, reformat ekonomike nuk kanë arritur të trajtonë sfidat me të cilat përballet vendi.
Autokratët e rinj të Lindjes së Mesme po konsolidojnë pushtetin me taktika përça e sundo që kanë polarizuar qytetarët e vet përgjatë ndasive sektare dhe identitare. Për shkak të ndjesisë së gjithëpërhapur të pasigurisë personale, shumë qytetarë kanë zgjedhur sektin në vend të shoqërisë dhe sigurinë në vend të të drejtave civile.
Në Perëndim sot, politikanët populistë pa plane realiste për të sjellë një të ardhme më të mirë, po kopjojnë autokratët e Lindjes së Mesme. Ata fitojnë pushtet duke ushqyer frikë nga “tjetri” – refugjatët, myslimanët apo terroristët e huakj – dhe duke premtuar se do të realizojnë sigurinë përmes forcës. Sao vijnë në pushtet ata fillojnë të konsolidojnë sundimin e tyre në këtë mënyrë. Institucionet demokratike mund të rezistojnë ndaj qeverisjes populiste; por siç po e shohim ne aktualisht në SHBA, këto institucione do të testohen shpejt dhe pa dyshim do të dobësohen nga goditjet.
E njëjta paralele qëndron edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare. Harta gjeopolitike e Lindjes së Mesme po rikrijohet nga ndasia transnacionale Shia-Suni – e cila po ushqehet nga rivalë të tillë si Irani dhe Arabia Saudite – si dhe nga ndërhyrjet e huaja në konfliktet rajonale. Në mënyrë të ngjashme udhëheqësit populistë të Perëndimot po dëmtojnë interesat e vendeve të tyre në raport me Kinën, Rusinë, Indinë dhe Europën Perëndimore dhe po sfidojnë rendin ndërkombëtar të pas vitit 1945 pa ofruar asgjë që të ngjajë sado pak me një alternativë të vlefshme.
Pastaj kemi dështimin e forcave politike progresiste për të ofruar një alternativë të tillë. Narrativa dominuese sakaq është zhvendosur në nivel global. Shumica e njerëzve nuk besojnë më në një të ardhme të përkufizuar nga progresi: dinamizmi ekonomik, integrimi global dhe social-demokracia. Një këndvështrim më pesimist ka zënë rrënjë, në të cilën e ardhmja është e korruptuar nga globalizimi, tregjet e ashpra, inovacionet teknologjike që kursejnë punë dhe ngrohja globale.
Restaurimi i optimizmit, si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Perëndim, do të varet nga fakti nëse intelektualët, sindikatat, partitë progresive dhe grupimet e shoqërisë civile do të arrijnë apo jo të ndërtojnë një bazë të përbashkët politike dhe të ofrojnë një vizion të përbashkët ër të ardhmen. Kjo do të kërkojë jo vetëm zgjidhje novatore për problemet e shfaqura por edhe mjete të besueshme për t’i zbatuar këto ndryshime në mënyrë demokratike.
Së paku, kjo epokë të re të rezistenës dhe revolucionit ka nxjerrë zbuluar problemet që dikur liheshin të qelbeshin në errësirë. Për rrjedhojë, ne sot dimë se politikat ekonomike duhet të drejtohen nga gjithëpërfshirja; konsumimi materjal do të duhet të pengohet dhe demokracia duhet të mbrohet nga ndikimi i keq që ushtron pasuria e përqendruar dhe interesat e ndërthurrura.
Këto janë sfida të stërmëdha, duhet të jemi të sigurt; por nëse ne mund t’i identifikojmë ata qartazi, ne mund të fillojmë të veprojmë. Dhe arritjet në një vend duhet të jenë model për vendet e tjera. Herën tjetër kur miliona njerëz do të marshojnë në paqe në Kajro për të kërkuar që zërat e tyre të dëgjohen, shkëndija e zjarrit nuk do të jetë vetëdjegia e Sidi Bouzid, por një protestë në Stamboll, ngritja e akuzave ndaj një presidenti amerikan apo fitoret elektorale të partive progresive në Europë./Project Syndicate/