Albspirit

Media/News/Publishing

Miqësorja Shqipëri-Bosnjë, kuqezinjtë vijojnë serinë negative, munden 1-2

Kombëtarja e futbollit vijon të zhgënjejë me paraqitjet e saj. Një tjetër humbje për djemtë e De Biasit, këtë herë ndaj Bosnjës me shifrat 1-2. Edhe pse ndeshje miqësore, humbja rëndon shumë në këtë moment të vështirë që po kalon përfaqësuesja.

Shqipëria e nisi në mënyrën më të dobët të mundshme sfidën miqësore. Kuqezinjtë e gjetën veten në disavantazh që në minutën e 7-të. Edin Dzeko shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Aliji shkaktoi penalltinë duke rrëzuar një futbollist kundërshtar, pasi portieri Strakosha bëri një gafë duke lënë portën e zbrazët.

Ndërkohë Bosnja arriti të dyfishojë shifrat duke e çuar rezultatin në 0-2 në minutën e 43-të. Luliç shënoi për Bosnjën pas një krosimi të ardhur nga krahu i djathtë, duke nxjerrë zbuluar mbrojtjen kuqezi.

Kuqeqinjtë luajtën më mirë pjesën e dytë. Sulmuesi Bekim Balaj ka rifutur në lojë kombëtaren kuqezi duke ngushtuar disavantazhin në shifrat 1-2. Balaj shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 68-të pas një harkimi të bukur nga Hyka.

Minutat në vijhim kuqezinjtë shtuan presionin. Rasti më i mirë ishte në minutën e 94-t kur portieri mik bëri mrekullinë pas një godtije me kokë të Latifit.

***

Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre miqësor që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” nga ora 18:00. Bie në sy aktivizimi për herë të parë me kombëtaren i Albi Allas.

Ndërkohë De Biasi ka bërë ndryshimi edhe në sulm. Llullaku dhe Hykaj aktivizohen në krahë në mbështetje të Balajt që luan si sulmues ‘pykë’.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Alla, Veseli, Aliji, Basha, Memushaj, Kukeli, Llullaku, Balaj, Hyka

Bosnja: Begovic, Vranjes, Zukanovic, Sunjic, Djumic, Lulic, Prsic, Jajalo, Krunjic, Kodro, Dzeko.

Please follow and like us: