Një tjetër i dënuar politik akuzon Xhafën: Ka qenë mizor
Ai shkruan se “tek zyrat e Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit u paraqit ish- i dënuari politik, Lekë Frroku. Më parë kishim bërë një bisedë të gjatë e të filmuar me të, rreth kalvarit të tij e të familjes së tij nëpër burgjet e komunizmit. Por sot Lekë Frroku kishte ardhur i shqetësuar rreth akuzave e shpifjeve të fundit që iu bënë bashkëvuajtësit të tij nga presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani”.
Më tej Tufa, ka zhvilluar një intervistë me Lekë Frrokun i cilia ka qenë bashkëvuajtës me Visar Zhitin në burgun e Qafë Barit dhe hedh poshtë akuzat e Nishanit ndaj tij. Pë kështu ka folur edhe për hetuesin e komunizmit, Fatmir Xhafa.
Pyetje: Kush kanë qenë hetuesit e tu në rrethin e Krujës? Ju kujtohen?
Frroku: Marenglen Rrapi, Kristo Vangjeli, Rrapo Dhimo, Mark Pllumi dhe Thoma Jano. Më kanë bërë totura nga më çnjerëzore, të cilat vetëm mosha e re mund t’i përballojë. Pas këtyre hetuesve, diku pas vitit 1983, nga largimi i Marenglen Rrapit në një detyrë tjetër, ka ardhur hetues në Krujë Fatmir Xhafa. Nuk kam pasur vetë përvojë personale me të, por siç tregojnë të dënuarit pas meje, Xhafa ka qenë një ndër torturuesit më mizorë.