Peskov: Manifestimi në Moskë ishte një provokim
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, ka deklaruar se manifestimi antikorrupsion i organizuar nga opozitari, Alexei Navalny, ishte një provokim.
“Ajo që pamë në shumë vende dhe ndoshta shumica jashtë Moskës, ishte një provokim dhe një mashtrim”, është shprehur Peskov, i cili ka shtuar se Navalny ka gënjyer duke deklaruar se manifestimi i tij ishte legal.
Ditën e diel mijëra persona kanë parakaluar në qendër të Moskës, duke sfiduar autoritetet ruse të cilat u kishin ndalur përdorimin e rrugës “Tverskaia”, e cila është edhe rruga kryesore e kryeqytetit rus për të marshuar.
Ndërkohë sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, vetëm një ditë pas manifestimit, rreth 1 mijë persona janë arrestuar nga ana e autoriteteve ruse.