Problematikat zgjedhore 2017/ Afrim Krasniqi: Votuesit nuk janë përgjegjës
nalisti dhe politologu Afrim Krasniqi, përmes një statusi në rrjetet sociale thekson se Shqipëria po hyn në një cikël zgjedhor, e pandërgjegjshme për rëndësinë e tij. Ai bën me dije se në politikë dhe në demokraci zgjedhjet nuk janë vetëm dita e votimit, por janë frut i një sërë paktikash, afatesh, standardesh, sjelljesh, etj, pra e një procesi tërësor zgjedhor që nis në momentin kur Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve dhe mbyllet, në momentin kur KQZ shpall rezultatin final të zgjedhjeve.
“Zgjedhja e Presidentit të ri, zgjedhja e parlamentit të ri, zgjedhja e kryetarit të bashkisë Kavajë….Shqipëria po hyn në një cikël zgjedhor, e pandërgjegjshme për rëndësinë e tij. Kur palët shkëmbejnë akuza, replika dhe ultimatume, është koha që për mendjet e qeta dhe median, të kthejmë kohën nga detyrimet ligjore. Tabela ilustron afatet ligjore ende në fuqi (duke konsideruar se nuk do ketë ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe në kalendarin e zgjedhjeve) për Presidentin, Parlamentin, Kavajën, etj. Detyrimet ligjen me afatet e regjistrimit, të krijimit të BMM, me kandidatët e koalicionet, me listat e zgjedhësve, etj.
A kanë shkelur afatet dhe praktikat ligjore? Po, në disa raste. Ja psh, nuk është bërë zyrtarisht publik ende vendimi i parlamentit për shtyrjen me një muaj të afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, nuk janë botuar në fletoren zyrtare aktet e Ministrisë së Brendshme për listat e zgjedhësve, sidomos në jetësimin e klauzolave për dekriminalizimin, nuk janë regjistruar ende partitë që kanë të drejtë të dërgojnë komisionerë, etj, etj.
Në politikë dhe në demokraci zgjedhjet nuk janë vetëm dita e votimit, – por janë frut i një sërë paktikash, afatesh, standardesh, sjelljesh, etj, – pra e një procesi tërësor zgjedhor që nis në momentin kur Presidenti dekreton datën e zgjedhjeve dhe mbyllet, në momentin kur KQZ shpall rezultatin final të zgjedhjeve. Nëse i referohemi këtij standardi të Komisionit të Venecias, zgjedhjet shqiptare kanë nisur të cënohen prej kohësh dhe me siguri, do të cënohen përsëri në ditët, javët dhe muajt në vijim.
Përgjegjësia? Të vetmit që nuk janë përgjegjës janë qytetarët votues, – përgjegjësia është proporcionale dhe lidhet me ata që marrin vendime në emrin tonë, ata që hiqen si udhëheqës vizionarë por që nuk kanë as vizion dhe as udhëheqje, ata që flasin me zë të lartë për standarde dhe me to nënkuptojnë të drejtën e palës së tij për të kontrolluar votat e palës tjetër, ata që në konsensualisht kanë krijuar një mekanizëm zgjedhor bipartizan, tërësisht partiak, penalizues për prurjet e reja politike, penalizues për kandidatët e pavarur dhe penalizues për standardet e larta zgjedhore.
Më siguri, misioni i ODIHR do të na thotë përsëri, – një hap tjetër përpara, – por në politikë 100 metershi mund të bëhet për 10 sekonda por edhe për 10 20 vjet, – varet nga shpejtësia, talenti, kurajo, aftësia dhe vullneti.