Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria, telefonata te kompanitë e internetit: Bllokoni transmetimin e gazetës proTrump

Qeveria ka bërë përpjekje sot që të bllokojë në Shqipëri faqen Breitbart.com, një ndër mediat më të mëdha amerikane dhe ndër të paktat afër me administratën e Presidentit Trump.

Gazeta online publikoi sot shkrimin për vizitën e fundit të kreut të opozitës Lulzim Basha në Uashington ku ndër të tjera tregon takimet e tij si dhe konfirmon një darkë të Bashës me zyrtarë të lartë repubikanë ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Trump.

Droni.al ka mësuar nga burime të besueshme se nga zyra e shtypit të Kryeministrit janë telefonuar sot disa kompani private që ofrojnë shërbimin e internetit në Shqipëri për të bllokuar faqen. Endri Fuga ka drejtuar aksionin duke telefonuar vetë, bile edhe biznesmenë të cilët kanë konflikte publike me PS dhe qeverinë.

ISP-të e telefonuara kanë pasur si kërkesë që të bllokojnë adresën Breinbart.com.

Bllokimi i adresave të ndryshme në internet mund të kryhet formalisht nga AKEP. Por zyra e Kryeministrit nuk ka dashur ta bëjë këtë veprim duke lënë gjurmë përmes një procedure administrative.

Ajo ka thirrur ISP duke ia kërkuar si nder që më pas qeveria e ka parasysh në të ardhmen. Droni.al

Please follow and like us: