Albspirit

Media/News/Publishing

Rama po zhvendos sende nga zyra e kryeministrisë

Lëvizje të çuditshme janë vënë re këtë fillimjave në selinë e kryeministrisë. Nga zyra e kreut të qeverisë dhe disa bashkëpunëtorëve të tij janë parë punëtorë të zhvendosin dosje dhe mobilje. Tek të tjerët janë ngritur shumë pyetje duke pasur parasysh kërkesën e vazhdueshme të opozitës për krijimin e një qeverie teknike. Lapsi.al mësoi se këto janë zhvendosur në një ndërtesë pranë selisë së kryeministrisë ku të njëjtat burime thanë se janë marrë me qera disa zyra.

Media mësoi se sende dhe orendi janë lëvizur edhe nga zyra e kryeministrit Rama. Kjo u përfol si një lëvizje për t’u larguar nga posti si plotësim i kërkesave të opozitës. Pas interesimit të lapsi.al mësohet se zyrat e reja do të shërbejnë si “shtab” i kryeministrit Rama dhe njerëzve të tij gjatë fushatës elektorale të deri në ditën e zgjedhjeve. Burimet thanë se kjo është bërë me qëllim që të mos përdoren zyrat e selisë së kryeministrisë për fushatë. Me siguri që për të qenë më i fokusuar dhe në formë gjatë fushatës, Rama ka marrë me vete edhe lapsat me ngjyra dhe koshin e basketbollit që mban në zyrë.

Please follow and like us: