Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep SHAHU: Çadra që dëshmon se këtu ka ende shpresë

Çadra e lirise, sic e quajne disa, çadra e demokracise, ose sera ku rritet shpresa e shqiptareve, e ngritur pak metra larg vendit ku pati ngritur çadren “restorant pica & berxolla” Edi Rama me militante te Partise Socialiste, i kujton shume gjera kryeministrit Rama dhe shqiptareve qe nuk e pergojojne pa dite asgje per te, thjeshte ne emer te partise.
E para gje qe i thote cadra kryeministrit Rama eshte se ne kete vend ka ende shprese dhe cadra eshte sera ku rritet kjo shprese, mu ne syte e hunden e kryeministrit.
U thote shqiptareve se shume pushtete i ka gllaberuar Edi Rama por ende e ka nje oaz qe nuk e ka pushtue.
U thote shqiptareve se pushteti i rrenes, i shpifjes, i mashtrimit, i lyerjes e suvatimit, i shplarjes se truve te njerzve jane te Edi Rames, por cadra eshte gishti i akuzes qe nuk fshihet edhe pse mediat nen pushtetin e dhunshem te Edi Rames nuk e japin cadren as 10 % sa jepnin mediat cadren “restorant pica & berxolla” Edi Rama kur qeveriste Berisha.
Cadra eshte demokracia qe vepron e lodhur ne kete vend, por vepron duke na kujtue se dhuna e qeverise nuk ka mberri ne limitet kur duhet kape pushka per liri.
Cadra sot eshte tempulli i demokracise, tempull i cili pergojohet ne menyren me te paturpshme nga kryeministri, rrogetaret e shumte anonime e jo anonime, ishsigurimsit ne veprim me familjare e farefis vesi, me viktima te diktatures, spiuna ose jo, qe i konsiderojne farefis te tyre.
Cadra e ngritur nga Partia Demokratike po i ben nder te madh Edi Rames, po ia pohon se ai qeveris ne nje sistem demokratik, ku lejohet te protestohet dhe te ngrihet cader proteste ne oborrin e kryeministrit.
Çadra e PD dhe Lulzim Bashes po i meson Edi Rames durimin, po ia kujton se Rama çalon, eshte i semure, eshte i mplakur, eshte hutuar, eshte i turbulluar, ka dhimbje te medha koke, po ia kujton se nuk eshte shume i zoti ne realitet ani pse mashtron dhe eshte ekselent ne mashtrim.
Cadra qe nuk funksionon perfekt, qe po ia marrin frymen kandidatet per dhendure te pushtetit te neserm, kandidat ministrat, kandidat zevendesministrat, kandidat ambasadoret, kandidate per dhendure pushteti te neserm qe vijne si skorje te pushtetit te djeshem te PD, qe jane aktore deshtake te djeshem dhe aktrojne t’i shiten sot Lulzim Bashes si atllare e atkija kur jane gomere e gomarica, pra kjo cadra edhe pse nuk funksionon perfekt, po na jep shprese dhe po na pohon se ende ka shprese ketu ne kete vend.
Partia Demokratike qe ka vuajtur gjithmone nga mungesa e shpjegimit te saj dhe te puneve te saj, qe jane mijera here me te medha se gjithe punet e bemat e PS, duhet te shpjegohet, duhet te kete shpjeguesit e saj. Dhe nuk mund te jene dot shpjegues te PD ata qe ndjehen si gllaberues te PD, qe ndjehen si te huaj ne PD, qe kane bere lufte per ta varrose dikur PD.
Partia Demokratike me cadren e lirise ose me seren ku po rritet shpresa e shqiptareve, duhet ta dije se asnje shqiptar i zakonshem, i thjeshte, qe rri ne punet e veta, nuk bezdiset nga cadra e lirise. Nga ajo cader shqetesohen pushtetetaret dhe ata qe kujtojne se do te jene ne pushtet gjithe jeten.
Sot shqiptartet dhe ata qe besojne te Partia Demokratike, ata qe duan te besojne, ata qe nuk kane ku besojne, ata qe jane zhgenjyer e po zhgenjehen nga qeveria Rama, kane nevoje te besojne diku, duan nje kishe apo xhami, duan te besojne te PD e te cadra e lirise.
Por te gjithe kane nje pyetje qe e thone ose jo por e peshperijne: a e ka seriozisht PD dhe Lulzim Basha protesten, kauzen, kembenguljen, qendresen.
Nese do te jete qendrestare PD, nese cadra do ta rrise tamam shpresen, le te kurdisen lajme anti PD jo ne televizionet shqiptare por edhe ne ato amerikane apo kineze apo ruse, le te deklarohen zedhenesit e zedhenesve se Amerika eshte kunder apo pro, pasi nje gje eshte e sigurte, te gjithe jane me ate qe eshte serioz, qe eshte trim, qendrestar, qe nuk tradheton veten dhe kauzat e tij dhe ketu ne kete atdheun tone te vogel votojne shqiptaret, jetojne shqiptaret, qe e dine tashme saktesishjt se jane shqiptare dhe jo si para nje shekulli qe nuk e dinin cfare ishin por vetquheshin myslimane apo kaure.
Vetem nje gje i mungon kohes tone, seriozet, qendrestaret, trimat, kembengulesit, perkrahesit e idealisteve, ata qe nuk bejne pazare te ndyra, i mungojne misionaret.
Shpresoj se cadra e protestes po na meson perdite se shqiptaret kane shprese dhe do te kene ku te shpresojne.

Please follow and like us: