Albspirit

Media/News/Publishing

Si e financojnë Fondi Besa dhe institucione të tjera të kreditimit kultivimin e hashashit në Shqipëri

Në një raport mbi investigimin e prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike të kryer nga shërbimet e vendeve analoge për vitin 2016, ka dhe një fakt të rëndësishem të lidhur me financimin e fermerëve për prodhimin e hashashit.

Në raport flitet që një pjesë e madhe e financimit për mbjelljen e hashashit kryesisht në zonat rurale është financuar në formën e kredive dhe microkredive nga institucione financiare shqiptare.
Duke patur pamundësinë në blerjen e farës së hashashit dhe fazat e para të mbjelljes së tij, banorë fermerë i janë drejtuar institucioneve financiare për të marrë kredi 5.000-10.000 euro. Në vend të parë të raportit qëndron Fondi Besa i ndjekur dhe nga institucione të tjera të vogla financiare. Drejtuesit e këtyre institucioneve kanë qenë në dijeni të plotë për përdorimin e këtyre fondeve në fushen e narkotrafikut kryesisht në mbjelljen dhe kultivimin e hashashit.
Boom.al zoteron materiale të tjera dhe listën e kreditorëve të fondit Besa dhe institucioneve të tjera financiare të cilat do t’i botojë në ditët në vijim, se si drejtuesit e institucineve financare kanë dhënë financime në tregun e narkotrafikut. E në këtë kuadër, ftojmë Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë , Prokurorinë e Përgjithshme dhe Drejtorinë e Pastrimit të Parave qëe të nisin një hetim nëe lidhje me këtë skandal në tregun financiar në Shqipëri./Boom.al
Please follow and like us: