Albspirit

Media/News/Publishing

STOP/ Ndërtuesja e pallatit përdor prokurën e të vdekurit

Në vitin 2015 firma Brilant Sh.p.k me administratore Nadire Qinamin shkeli me disa kate lejen e bashkisë në një ndërtim në ish-çerdhen 36. Punimet u ndërprenë, pasi INUK i Tiranës konstatoi problematikën me katet pa leje.

Kronika e kohës tregon edhe për konfliktin mes zonjës Qinami dhe 12 familjeve, që ishin vendosur aty me autorizim si të pastrehë. Përfaqësuesja e banorëve Jonida Drini me profesion avokate tregon për emisionin “STOP”, se investitorja kishte operuar me një prokurë nga ish-pronari i truallit Kurt Xhepa, që në atë kohë kishte ndërruar jetë.

“Unë jam një ndër familjaret të cilët kemi banuar që prej vitit 1992 në ish-çerdhen 36. Në total në këtë godinë janë strehuar 12 familje. Nëpërmjet një autorizimi të dhënë nga këshilli popullor i lagjes, jemi strehuar dhe më vonë familjet kanë paguar edhe qira. Pra që nga viti 1992 deri në vitin 2013 kanë banuar dhe kanë qenë posedues të ligjshëm. Më vonë paraqitet zonja Qinami, e cila në momentin e lidhjes së kontratës së shitblerjes, që nga Ministria e Financave ka funksionuar mbi bazën e një prokure mbi një person, e cila ka vdekur dhe Kodi Civil e parashikon shumë qartë, që në momentin që një person vdes, prokura bëhët e pavlefshme. I ndjeri Kurt Xhepa ka lëshuar një prokurë bashkë me familjarët e tij dhe si përfaqësuese kanë zgjedhur Nadire Qinamin. Kjo e fundit ka vazhduar sërish me këtë prokurë edhe pas vdekjes së tij”.

Please follow and like us: