Albspirit

Media/News/Publishing

Taulant Xhaka feston ditëlindjen, Graniti emocionon me urimin: “Je vëllai më i mirë në botë”

Ndonëse po kalon një periudhë të keqe më kombëtaren shqiptare dhe trajnerin De Biasi, futbollisti kuqezi, Taulant Xhaka feston sot 26 vjetorin e lindjes së tij. Ai sot do duhej të përballej në ndeshjen miqësore kundër Bosnjës, por për shkak të debatit të ditëve të fundit, ai është larguar në Basel ku duket se do të festojë edhe ditëlindjen. Ndërkohë, vëllai i tij Granit Xhaka e ka uruar publikisht atë duke e quajtur vëllain më të mirë në botë.

17523018_618382908368648_858977918142637951_n

“Vëllai im i dashur!

Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për ty, por për të gjithë ne. Sot ti mbush 26 vjeç. Unë të uroj nga zemra ❤të bëhesh ?vjeç, plot shëndet e shumë suksese në karrierë.

Ti mendon se ne jemi larg, por me zemër unë jam çdo ditë pranë teje dhe kështu do të jetë gjithmonë. Do të mbështes gjatë gjithë jetës dhe dua të them që jam shumë krenar me ty. Je vëllai më i mirë në botë dhe të dua shumë”.

Please follow and like us: